in

Pastiço Tradicionale Greke – Nuk do ia harroni Kollaj Aromën sidomos kur Rriteni me të!

Ju ka marrë malli për pastiço?! Për të përgatitur një recetë tradicionale të pastiços me shije te parezistueshme duhet te ndjekim keto 3 hapa te pagabueshme…

1. Përgatitja e mbushjes me mish

Pastiçua identifikohet me aromën e saj të plotë dhe të pasur të dy erëzave aromatike të përdorura në këtë recetë tradicionale siç janë kanella dhe karafili, të cilat japin një aromë vërtet karakteristike. Pasi futet në furrë, aromat e forta të erëzave përshkojnë shtëpinë dhe sjellin kujtime fëminore.

Për të përgatitur salcën e mishit për këtë recetë pastiçoje duhet mish i grirë i viçit i kaurdisur ne zjarr me pak vaj ulliri, aromatizohet me qepë dhe hudhër e më pas ne zjarr te ngadalte me verën e kuqe dhe salcën e domates.

Lëreni të marri valë për një kohë për të lejuar që aromat të përzihen.

2. Përgatitni salcën Beshamel

Për të arritur strukturën e përsosur për salcën beshamel, shtoni qumësht (preferohet i vakët) pak e nga pak, ndërsa vazhdimisht i trazoni. Salca e përsosur e beshamelit për pastiçon tuaj duhet të jetë e trashë dhe kremoze. Çelësi është që të rrihet salca vazhdimisht për të lejuar që çdo herë mielli të thith qumështin, në mënyrë që të mos marrë gunga.

Gatuani salcën me nxehtësi mesatare, në mënyrë që të mos digjet dhe ngjitet në fund të tiganit, por kini kujdes që ta gatuani sa duhet, derisa të mos mund ta ndihet mielli por të jetë edhe mjaft e trashë.

3. Përgatisni makaronat

Baza e makaronave për këtë recetë pastiçoje është një përzierje me djathë të bardhë. Kini kujdes të gatuani makaronat për pastiçon 2-3 minuta më pak se udhëzimet e paketimit, në mënyrë që të mos behen si qull pasi të kenë dalë më vonë nga furra. Edhe pse do të jetë vërtet e vështirë .. duhet të prisni që pastiçua të ftohet për pak kohë para se ta prisni në copa.

UDHEZIMET

1. Për të përgatitur këtë recetë tradicionale të pastiços, filloni duke bërë salcën e mishit. Ngrohni një tigan të madh në nxehtësi të mesme dhe shtoni vajin e ullirit. Kaurdisni qepët dhe erzat derisa të zbuten. Pastaj shtoni hudhër, salce domate dhe mishin e grire te viçit dhe vazhdoni kaurdisjen. Hidhni verën e kuqe dhe prisni të avullojë. Shtoni domate te konservuara, sheqer, kanellë, karafil, gjethe dafine etj. Vijeni në vlim, ktheni nxehtësinë dhe ziejini me kapak për rreth 30 minuta, derisa shumica e lëngjeve të jenë avulluar. (Pasi të jetë gatuar mishi, hiqeni gjethen e dafines, karafilin dhe kanellën.)

2. Përgatisni salcën e beshamelit. Përdorni një tigan të madh për të shkrirë gjalpin me nxehtësi te mesme. Shtoni miellin duke trazuar vazhdimisht për të bërë një krem. Shtoni qumështin e ngrohur pak e nga pak dhe vazhdoni ta trazoni në mënyrë që të parandaloni që salca juaj të marrë gunga. Nëse salca duhet të trashet akoma, perdorni nxehtësi të ulët ndërsa vazhdon të trazohet. Hiqeni tiganin nga soba dhe shtoni të verdhën e vezëve, kripën, piperin, dhe djathin e grirë. Trazoni shpejt, për të mos lejuar që vezët të kthehen ne një omeletë!

3. Përgatisni makaronat për pastiçon 2-3 minuta më pak se udhëzimet e paketimit, në mënyrë që të mos behen si qull pasi të kenë dalë më vonë nga furra. Kulloni makaronat dhe përziejini me vezët dhe djathin e bardhe (te copëtuar me pirun) me butësi.

4. Në një tepsi rreth 20 * 30 centimetra te cilen e lyejme me gjalp duke perfshire edhe anet hedhim makaronat. Duke bere shtresa me salcen e mishit dhe salcen beshamel.

5. Spërkateni me djathë të grirë dhe piqeni pastiçon në furrë në 180-200C për rreth 40 minuta, derisa pjesa siper të kthehet ne një kafe te artë te lehtë. Lëreni pasticën të ftohet për pak kohë përpara se ta servirni.

Ju befte mire!

What do you think?

Written by admin

Gjimnazi Siri Shapllo Mirëpret Nxënësit në këtë Vit të Ri Shkollor

Mes Nxënësve në Bankë të Parë! Ja Mesazhi i Kryebashkiakut të Gjirokastrës Flamur Golemi në Ditën e Parë të Shkollës