in

Gezuar e 100 vjeç Arqile Hila. Lumturi e dite te bukura paç gjithe jeten!

Per Arqile Hilen dita e sotme shenon nje ngjarje te vecante, ka ditelindjen dhe ne e urojme te kete shendet e jete te gjate, me mbaresi e lumturi ne familje.

Per urimin, menduam se do te ishim te paret por, kur i hodhem nje sy faqes se tij ne FB miq e te aferm e kishin uruar qe pa gdhire , pa dale dielli mbi malet e Zagorise.

Urimet e para te ngrohta e te sinqerta per njeriun e mire dhe intelektualin e spikatur hoshtevjot jane percjelle nga Ksenofon Qorri, Dhimiter Mekshi,Vasil Dilo,‎ ‎Stath Olimbi Puleshi,Qirjako Mboqe,‎Bexhet Çobani‎ etj.,

Arqile Hila meriton cdo fjale te mire se veç fale te tilla jane thene per te ne femiujeri dhe rini , si nxenes i dalluar ne 8 vjecare dhe shkollen e mesme te Nivanit, pastaj si student i zooteknise ne ILB Kamëz qe gjithashtu e mbylli po me rezultate te larta ne vitet 1975-1980.

Per vite te tera Arqilea sherbeu si specialist dhe kryespecialist i blegtorise ne krahinen e tij, ish Kooperativen Bujqësore të Zagorise duke u kujdesur per shtimim dhe trajtimin e te imtave.
Ne detyrat qe i jane ngarkuar dhe pas vitit 1990, disa vite me radhe ne drejtimin administrativ te komunes se Zagorise, Arqilea, sikunder shprehen bashkekrahinasit e tij, eshte karakterizuar nga ndjenja e pergjegjesise per plotesimin e tyre ne sherbim te zhvillimit te krahines dhe maredheniet e mira me komunitetin brenda e jashte krahines.

Kontributin per fshatin dhe krahinen e ka treguar dhe pas largimit ne Tirane si per mxitjen dhe mbeshtetjen e nismave ne mbrojtje te objekteve te kultit e monumenteve te fshatit e krahines etj.

Ai eshte aktivizuar ne fushen e specialitetit me kompani private,por edhe si Anketues dhe kontrollor në Instititutin e Statistikave INSTAT,si specialist i jashtëm pranë ketij institucioni etj.

Kete shkrim-urim per Arqilene po e mbyllim me vlersimin qe i bene ne faqen e tij ne fb Vasil Dine:“ Të fitosh respektin në shoqëri dhe në çdo hap të jetës nuk është e lehtë , ajo fitohet vetëm me mund dhe sakrifica e një diçka të tillë e keni fituar dhe ju i nderuar ju uroj shëndet dhe gjith të mirat familjarisht dhe më bëhet zëmra mal kur degjojmë fjalë të mira jo vetëm për ju por për çdo patriot kudo që janë !!!.

Gezuar e 100 vjeç Arqile. Lumturi e dite te bukura paç gjithe jeten .Urime!

What do you think?

Written by admin

Gezuar Ditelindjen Kiço Noti, Themelues i Kompanise se njohur shqiptare “ Trahana Lunxheria”

Doli numri i ri i gazetes “Lunxheria”