Nje tabele e thjeshte orientuese na shpie ne fshatin e Erind te krahines se Lunxherise.
Eshte fshat me histori te lashte, me pamje te rende dhe krenari te shfaqur, mbeshtetur rreze faqes perendimore te Malit te Lunxherise.
Rruga qe te con ne qender te fshatit eshte me”dredha” , e asfaltuar.Kur arrin nuk zgjon kureshtjen e askujt, e heshtur dhe e qete, e vetmuar ne kohe dimri po ne pranvere dhe vere eshte ndryshe. Ka levizje, ka dhe gjalleri, sidomos darkave.
Ajo qe duam te dime eshte pse fshati ka marre kete emer ERIND. Mesojme se ka lidhje me emrin e nje vajze. Ajo quhej Erinë. Prinderit e saj ishin te paret qe hapen themelet e shtepise se pare dhe pas kesaj fshati mori kete emer qe i mbeti dhe e ka edhe sot. Po ka dhe variante te tjera ne lidhje me emrin.
Banoret e Erindit ne vite kane emrigruar, para dhe pas Luftes se Pare Boterore. Me shume ka levizur komuniteti mysliman drejt Turqise.Ka nje fakt, popullsia eshte pakesuar me afro 190 veta nga viti 1908 deri ne 1926.
Popullsia e fshatit eshte pakesuar edhe pas vitit 1990. Deri ne 2006 fshati kishte 72 familje me rreth 280 banore. Nuk e dime sa ka sot po mund te themi nje shumice kane emrigruar ne Greqi dhe Itali.
Nje opinion i pergjithshem pozitiv eshte per familjet erindiote ne megrim, punojne dhe shquhen per zanate dhe qytetari, sjellje korrekte.
Banoret jane dalluar per punet ne bujqesi, blegtori, ne zanate , si nepunes shteti etj.
Erindi ka kullota te pasura per mbareshtimin e te imtave si ne fushe dhe ne mal.
Burim te ardhurash per familjet ka qene dhe zejtaria.
Ketu kane punuar zejtare te famshem qe merreshin me qepjen e qendisjen e veshjes karakteristike lunxhe, per te vegjelit, te rriturit dhe per nuset.
Ja disa emra te zejtareve: Vito Mehilli, Siko Dedi, Katerina Zoga, Baho e Savo Dudi.
Kishte dhe kundraxhinje per pergatiten e kepuceve si Kosta e Kico Gjika, qe prodhonin kepuce lustrafine per kostume lunxhe.
Banoret kane tradite ne organizimin dhe perkujtimin e festive. Kjo tradite ka qene e hershme dhe vazhdon sidomos ne periudhen e veres. Nje feste e pervitshme organizohet ne vere.
Disa ngjarje te rendesishme qe lidhen me te kaluaren dhe te sotmen e fshatit jane krijimi i cetes “Lato Braho” ne gusht 43, i cetes ” Mihal Duri”, festa perkujtimore e formimit te batalionit “Misto Mame” ne Shen Todhër, etj.
Erindi krenohet per personalitete te jetes politike dhe shoqerore ne vite, per Petro Pogen qe arriti ne karriere edhe Minister dhe punoi per hartimin e Kushtetutes se Mbreterise dhe te Legjislacionit te Shtetit Shqiptar. Vdiq ne ERIND 1944.
Heronjte e Popullit Misto Mame dhe Mihal Duri.
Vangjel Noti, i cili ka marre pjese ne lojrat Panjoniane ne Greqi ne vitin 1936 me rekorde olimpike ne vrap e kercim se larti.
Foto Stamo Piktor i Popullit etj.
Keto dhe figura te tjera te fshatit kujtohen dhe nderohen per kontributin qe kane dhene per fshatin, krahinen dhe vendin.
Erindiotet e duan shume fshatin e tyre, pavaresisht se nje pjese tani jane ne megrim. Shtepite i kane rregulluar dhe pushimet i kalojne ne fshat, kujdesen vazhdimisht per mbarevajtjen e tij dhe te jetes se familjeve qe banojne aty.
Fotot nga Petrit Bojo