Paisjet ne foton e percjelle nga gjirokastriti Sokol Karaulli jane te gjith te “katoqit” me vlere ne perdorim dikur dhe me te shkuar historike, te prodhuara ne kohe te ndryshme e nga artizane te ndryshem, te kujtuar edhe sot ne Gjirokaster.
Paisje te tilla na kujtojne se kane qene pjese e pasurise materiale te familjeve ndersa sot, sic thote dhe Sokoli relike, nuk harrohen e secila ka nje kujtim, ka nje histori, te vjetra e dale “mode”, po mbeten trashegimi e pasur dhe per artizanet per t`i rijetezuar.
Ja gjymat e ekspozuar , te varura ne murin e vjeter te shtepise, me to shkohej per uje ne cezmen e lagjes, ne ate kazanin e madh zienin rrobat, ne ate tjetrin gatuhej, ne havan shtypej hudher e piper, ne xhezve kafja e mengjesit, zihej raki e perveluar per te ngrohur gjoksin.
Kemi shume kujtime.
Me to gjyshet e nenat e lodhura benin aq pune brenda e jashte shtepise.
I ngarkonin kazanet dhe ne krah per te lare rrobat e dimrit ne lume, ju keputej mesi duke mbushur uje ne cezmen e lagjes, radha radhe, edhe muhabet edhe gernje.
Nuk jane vetem keto qe perbenin inventarin e paisjeve shtepiake, ka dhe shume te tjera qe me siguri te gjithe i kujtojne dhe duan te tregojne.