in

“E shoh që u mërzite, më tha, po ti je vetë poet dhe duhet ta dish se…”

Një ditë tjetër, porsa më hapi derën, më shpjegoi se kishte gatuar vetë makarona, dhe atë gjë ma tregoi me aq shumë hollësi, saqë unë nisa të jap shenja padurimi.
Ai siç duket e vuri re dhe i shtoi edhe më shumë imtësitë, dhe frazat e tij u ngjanin vërtet makaronave të gjata që nuk arrin t’i gëlltitësh dot.
E shoh që u mërzite, më tha, po ti je vetë poet dhe duhet ta dish se kur një poet i bën vetë makaronat, kjo s’është një gjë dosido. Pas ca ditësh, mora prej tij një letër, ku, siç dukej për të më torturuar gjer në fund, më tregonte prapë, këtë herë me një prozë plot fraza të gjata e të ndërlikuara, një gatim tjetër makaronash…”
~ Ismail Kadare ~

/Kuarc media/

What do you think?

Written by admin

Keshtu e bejne byrekun me gjize gjyshet gjirokastrite?

A e dini pse kjo foto e Dr. Adem Harxhit eshte vleresuar me e pelqyera ne FB per vitin 2020?