in

Dy Kostumet që Hadër Mevlanit i Kanë Dhënë Dinjitet e Krenari – E Urojmë Dhe Për Ditëlindjen!

Hadër Mevlani dallohet në dituri dhe në veshje.
Për dituri që në fillore e në bangat e shkollës 7 vjeçare “ 29 Nentori”.

Në të gjitha lëndët me 10-ta dhe në hartime më i miri, në poezi veçanërisht.

Mësuesja e gjuhës dhe letërsisë, e nderuara Tonine Hido, që në atë moshë, e zbuloi dhe e çmoi talent.

Ne nje nga librat e saj ajo ka shkruar:

“Hadër Mevlani dallohej për qetësinë, seriozitetin e talentin krijues”.

Ashtu dhe në gjimnaz me mesatare te larë po me nje kleçkë të vogël, cen në biografi që nuk shkoi në degën që donte por që i dhanë, inxhinier gjeodez në Fakultetin e Ndërtimit të Universitetit të Tiranës që e mbylli në një radhë me më të mirët.

“ Universitetin e punës” Hadëri e kaloi në fronte të vështira, edhe jashtë Gjirokastrës, ndërsa pas 90 – tës  bëri dhe karrierë po pak vite. Sot në Qafë tê Pazarit ka një zyrë të thjeshtë me lëvizje në terren dhe me pak të ardhura po që e bën gjumin rehat, “mendjen të mbledhur”,  djalë e vajzë në universitete, mësojnë e dallohen, djali student me rezultate te larta për mjekësi në Gjermani dhe punë të dytë,per të paguar shkollen, po ashtu vajza studente e dalluar ne Universitetin e Selanikut në Greqi.

I folur me njerëzit, fjalë pa prishur, i prirur për të bërë mirë, është i thjeshtë dhe në veshje, me dy kostume nje jete, kostumin e punës dhe të shpirtit. Me të parin mban shtëpinë me bukë me të dytin shpirtin e tij dhe të shoqërisë, adhuruese e poezisë.

Për kostumin e parë të punës që nuk e ka hequr ndonjëherë nga krahët edhe folëm, për të dytin veçojmë se dallohet, nga mendimet dhe idetë me sfond jetën, realitetin e trishtë e pa bukurira, siç është e ai ndjen, shpirt shfaqur dhe i lenduar, si zemra e poetit të vërtetë, humor hollë që të bën të qeshësh i menduar e të “ulërasësh” i trishtuar, të bashkosh dhimbjen tënde me të tijën.

Hadër Mevlani shkruan për vete, për kënaqësinë e shpirtit ashtu dhe për botë, miqtë e lexuesit në Gjirokaster, Shqipëri dhe diasporë. Ka dhe disa botime me vjersha, nderuar dhe me çmime, po përgatit dhe një fjalor shpjegues për fjalë të veçanta, edhe të Gjirokastrës.

Hadër Mevlanit i shkojnë mirë e bukur të dyja kostumet. Ato i kanë dhënë dinjitet e krenari.

E urojmë për Ditëlindjen: “ Shëndet , krijimtari të mbarë, jetë të gjatë e të lumtur! Për kënaqësi lexoni disa  poezi të Poetit Hadër Mevlani.

Kur isha i vogel …

Kur isha i vogel,

Prinderit, edukatoret, mesuesit,…

Me kane mesuar ” te sillem mire,..

Te behem djale i mire ,…”te mos bej te liga !…”

Dhe ja, me se fundi une u rrita,…

Sic me mesuan ata ,…- por kur u rrita,

Pashe se “te gjitha te ligat ” ishin bere,….

– s`kish mbetur asnje, per mua !?…

Tani, thomeni : c`te bej une ??!…

1993

Letra e larget…

Zarfi i larget, me vija,

Dhe shkrimi yt permbi leter,

Dhe brenda fotografia,

Limani ku prehem i vetem !..

…Me merrte malli,- e shihja

Fytyren tende plot derte,…

Por syte, – nga fotografia,

Kerkojne sidoqofte, te te gjegjem !?…

Kerkojne sidoqofte, nje pergjigje,..

Por ajo do vonohet pak,

Se une e kam mbyllur ne shishe,

Ta kam nisur me detin me dallge,…

Te lutem, ti dil ne mengjese,

Dhe prit te mberrije shishja ne breg,…

Me celulare, internete,

Mos vuaj,…mos merr e mos jep !….

Une, flokeve te tua me vija,

Dhe syve te tua me derte,..

Ju them nga fotografia :

“Mos eja, – se do behesh konkrete !!!…”

 

Kujtoj, kujtoj nje muzg pranvere !…

Kujtoj, kujtoj nje muzg pranvere
Kur trupi yt i bardhe – hata,
Ma mbushte dhomen gjysemterre
Sa njeqind llamba te medha !…
Dhe them te plas me vehten time,
Se – ndersa prape ne krahe te mbaj,
Sikur s`po shoh aq shintilime,
-Si nje kandil i zbehte me vaj !?…..
O bukuria t`eshte zbehur,…
O syte e mi jane bere miope,…
O mijera muzgje qe kane rrjedhur,…
Se ndryshe,- c`eshte ky paradoks ?!…
…………………………………….
Kujtoj , kujtoj nje muzg te bruzte,
Kur trupi yt i bardhe – myzhde,
Ma mbushte jeten e vakumte,
Sa njeqind stina me hare !!…

1994

Me jep kujtim nje puthjen tende !…

Me jep kujtim nje puthjen tende,
Qysh lashte e kam pase hake ta mar,…
T`i shpiem gjerat neper vende,
Duke i lene ashtu sic jane !…
1995

Himne vjeshtore

Vjeshta eshte dhe nuk eshte e gezuar,
Keshtu jam dhe une, – nga ky shkak,
Ajo pret shkollaret, me libra ne duar,
T`i uli ne banke !…
Mirepo shkollaret, s`e dine ku po hyjne :
Gishtat do bejne me mellan,…
Ku do ta gjejne pasketaj feminine ,
Kete , te qarte nuk e kane !?….
Vjeshta eshte dhe nuk eshte e trishtuar,
Keshtu jam dhe une, – si ajo,
Jeta- kalvar i pambaruar,
Hyn, – por nuk kthehesh me, jo !…
…………………………………….
Vjen, dhe nuk vjen ti vjeshte mengadale,…
Lumi rrjedh, – dhe nuk rrjedh,…
Era fryn, – dhe s`degjohet fare,…
Plepi- zverdh, …dhe nuk zverdh !…

1998

Une, Babai, dhe lumi…

Me lumin,- jemi miq te vjeter,..
Me shume se kaq, … me shume ,…
Ai,- si une, ka shume seder,…
Une,- si ai :”pune lume ” !…
Im ate me merrte shpesh me vehte,
Kur vente per peshkim,
Mbi nje sedilje biciklete,
Afer asaj te tij,…
Mbi nje sedilje,- si per kukull,
Me nje mbulese llastiku,
Ja kish ujdisur nje shpirtbukur:
Usta Sokrat Bajniku !…
Im ate ne lumra ishte rritur,
Qysh kur femije ish `
Nena e la jetim, te mitur,
Si qengj mes ujqerish !…
Me thoshte : Kije xhan ti lumin,
Se eshte per fukarane,…
Se te perkund, kur s`te ze gjumi,
Dhe lotet t`i shpelan !…
Dhe mbi shelgjishte, kur del hena,
Dhe valen llamburit,
Ato qe nuk t`i tha dot nena,
Hena t`i murmurit !…
Me peshq e zogj te eger lumi,
Shiko – mbajta shtepine,…
Kur me merziste firauni,
Ne lume gjeja lirine !…
Prandaj ti lumit mos ju ndaj,
Se lumi gjith`nje rrjedh,….
Atje gjen nenen dhe babane,…
Gjen pulsin neper deje !…
Ne do qe koken mos ta ulesh,
Dhe bijte t`i kesh te lire,
Mos ju ndaj vales edhe shkumes,
Qe s`rresht se uturire !.
……………………………………….
Prandaj une lumrash bredh gjithmone,
Dhe pse i thinjur jam,
Se gjaku ne aorte me shpon,…….,
Se… kam mall per Babane !!…

What do you think?

Written by Admini

Vjen Pinoku 2019 – Rekord që Ditën e Parë, Shkëlqen Roberto Begnini! (Shikoni Fragmentin)

Ja pse Pëlqehet “Restorant Kufo” në Qytetin e Gjirokastrës sidomos në Këto Ditë të Fundvitit!