Dje, ne Diten e Genjeshtrave, gjirokastritit te dyte i doli gjumi vone dhe nuk i shkoi ne mende te genjente. Mendoi se s`kish c`te thoshte kur miku i tij i jetes, gjirokastriti i pare, e kishte hapur thesin e genjeshtrave qe ne pike te sabahut.
Sot qe pa gdhire, i qeshte nuri, ne nje gole e kishte urimin Miremengjes e si u gdhite, po me veten..
I beri ze gjirokastritit po nuk mori pergjigje e me vete tha; “Mos qofte njeri pa njeri. Dumber-dumber kembore e madhe, qumeshti gjysem okare”.
Pa marre pergjigje, nje kafshat surrat, ju duk vetja me kembe kala dhe zemra iu mblodh si rodhan.Me ke te fliste, me muret?! Xhang –xhing, asnje ze, asnje per be.
Po shpejt e mblodhi veten. Mengjes ishte dhe e leshoi zerin ne kupe te qiellit. Uroi me zemer e me gjithe zemer per te gjithe, ja ate qe lexuat ne krye te shkrimit.