Kemi djathra te forte dhe te bute, djathra me vrima dhe pa vrima. Mbase i keni vene re, te ekspozuara, djath dele e dhie, te bardha bore po ca me vrima e ca pa vrima.
Marrim si shembull djathin danez bore i bardhe dhe i sheshte, i bute dhe pa vrima, me cmim qe nuk” vret”, i arsyeshem.
Marrim dhe nje djath vendi ku ne etikete shkruhet “Djath Gjirokastre”, apo “Djath Lushnje”.
Njeri djath eshte me vrima tjetri pa vrima. Ke duhet te zgjedhim, cili eshte cilesor dhe i shijshem. Sigurisht duke i provuar, po a mjafton kjo?
Qe te besh zgjedhjen e duhur mendojme se duhet te dish, te kesh njohje , te jesh rritur ne fshat, te kesh dale me sherbime, te kesh lexuar dhe me e pakta te kesh pare si prodhohet ose te kesh folur me nje baxhoxhi apo specialist djathi. Po jo te gjithe e kane kete mundesi atehere ata qe dine me shume le te na keshillojne se ke djath duhet te pelqejme dhe pse, ate me vrima apo ate pa vrima?