Kur shkruam per qebapin e kafese qe ne Gjirokaster e quajne edhe dollap, nje nga lexueset e faqes me te drejte na beri vrejtje” Po mullirin e kafese e harruat?”. Jo nuk e harruam se nuk harrohet mulliri i kafese, moter e vella jane, njera e pjek e tjetra e bluan kafene.
Ne cdo familje si ne Gjirokaster , Lunxheri e Kurvelesh bashke i kane mbajtur, ne nje vend te dukshem , ne “gatishmeri” nje dhe dy here ne jave qebapi mbi flaken e oxhakut apo mbi flaken e kaminetove po qe ne shtepite e vjetra zjarr “dhizej” ne avli me dru te thata te kopshtit edhe per te kursyr valine e gurit.
Pjekja e kafese dhe bluarja ishte ngjarje per te zonjat e shtepise. Pjekje e bluarje bashke dhe pastaj per ta provuar, me xhezve prane.Po dihej nga te gjithe; kafja e pjekur dhe e bluar ne mullirin e kafes shkiste ne duar dhe kur e vije ne buze kishte tjeter shije nga ajo e pazarit.Ndonje nga te shtepise apo gjitone ne lagje thoshte” Kaq me shijoi sa nuk do ve buke ne goje!”
Lum ata qe i kane mbajtur dhe i perdorin! Te tjere kur i kujtojne merziten e u duket sikur kane lene pas nje gje te cmuar, e kerkojne dhe nuk e gjejne, edhe per kujtim, edhe per mall, ta kene e ta vendosin ne krye te dhomes, edhe te prishur te jene, vetem t`i shikojne!
I “paharruar” mulliri i kafese!