Ne krahinat e Gjirokastres ka qene tradite organizimi i panaireve krahinore dhe nderkrahinore.
Krahina e Zagorise eshte shquar se ketu sic shkruhet ne enciklopedine e saj,panairi me i vjeter eshte ai i organizuar ne Dërmaz ne fund te shekullit te 17-te.
Ne kete vend, diten e panairit qe zhvillohej nje here ne vit dhe ne diten e Shen Mitrit, mblidheshin tregtare e zejtare te krahines por dhe nga Pogoni, Gjirokastra, Tepelena e Mallakastra.
Ketu blihej e shitej, shkembeheshin mallra bujqesore, paisje te ndryshme artizanale etj.
Panaire te tilla organizoheshin nje here ne vit edhe prane manastireve te kesaj krahine, si ne ate te Nivanit, ne prag te Pashkes se Madhe, manastirin e Konckes, Spilese, etj.