in

Di gjirokastritet pas Karnavaleve te Korçes ne Gjirokaster: “Jo vetem vipat, te pushojne dhe ata qe jane hodhe nga xhepi…”

Di gjirokastritet, pas karnavaleve te Korces ne Gjirokaster ku dhe nuk mbeten te kenaqur se pane dhe karnalvale me minifunde, ia dhane gazit kur degjuan ne televizor per gernjen ne vilen dhe me pas zhurmen mediatike per ngjarjen, situaten e plazheve, sherbimet, faturat me cmimet e kripura.

-C`kohe qe erdhen?! -i tha i pari te ditit- Paguan tjetri per nje gjume 60 e 120 euro, per nje banjo me drita e muzike, per nje peshk sa frengu pulen kur shume mire ketu rrotull, jo me shume se 20 km e ke lumin te paster qelibar, ke Subashin, Ujin e Ftohte, ke Gryken e Kelcyres, ke…

-Mos pac site ne badhe thuaj,po pse mo koha tende eshte, qe laheshe me breke ne mes te lumit? E koqe koqe, me ke bej muhabet!

– Avash mo se nga jargat e babait ke dale!C`pate qe me shan, harrove sa bukur ishte; me framilje te mbledhur, me femije bashke;,veje me fizarmonike ne Ure te Subashit apo ne Uje te Ftohte, pushimi pushim, dreka dreke dhe me vete, byrek, mish te vogel, hudhra e qepe te njoma, birra ne qelqe jo si sot ne poce, rere po rere, hije po hije, te gjitha xhaba, qejf o qejf qe bente agai!

-Po qe ma prishe menden!Ke te drejte, tani paguan dhe ate, se nuk e thom mire shes-logon, nje gjume kushton sa nje krevat dopjo!

– Po dhe nje gje, sot ne keto vende duhet te behen ca rregullime, se lumi Drino e Vjose, mire thone te ruhen e te pastrohen, po dhe duhet te shfrytezohen, qe njerezit ne behar te mos marrin detin me kembe, te vene ne ane te anes, kur diedhi njedhoj bie kudo!

-Ashtu eshte po ne dore e kane ata qe u shkon fjala dhe marrin vendime. Une e kam nje gje ne mende, do t`i shkruaj te Madhit se ti e di, ma degjon fjalen!

– E di e di, se jeni nga nje balte!

– E po nje e dy duam det, duam , ka dhe lume, ka dhe rere, ka dhe hije ne shelgje, ka cdo gje po te duash , te pushosh e te hac si ducja!

-Ka po kush ka merak per plazhet ne lume, duhet mbeshtetur, se flitet po nuk behet gje!

– Do puna me vjas, jo avash avash sa te behet bellua dash! Te pushojne dhe ata qe jane hodhe nga xhepi, jo vetem Vipat qe disa jane Rripa!

What do you think?

Written by admin

Shkojne ne shtate numri i vendeve ku shqiptaret mund te udhetojne. Ja kush ka hequr masen kufizuese me vendin tone…

Vasilis Seferise shkruan per Mesuesin e tij:Cilësor dhe shumë i detajuar në çdo gjë që bën…