in

Gjirokastritët e vjetër flasin për maçera dhe qenër

Di gjirokastritet  e vjeter, kete mbremje u bene bashke. Kishin dite pa u takuar dhe u mblodhen tek Çoçoli per nje gote, jo me shume se pandemia ua zbrazi xhepat dhe u shtoi ilaçet po ata gjene mire ,  tremben po dhe harrojne shpejt se cfare ndodh rreth e rrotull.

Muhabetin e nisen me mburrela per maçen dhe qenin e shtepise, folen dhe per qente e lagjes dhe te pazarit.Kush te mburrej me shume!

Gjirokastriti i pare:Ne shtepine tone kishim nje maçe te bukur e te urte. Cuditem dhe sot me sjelljet e nuhatjen e saj, e ndjeshme ndaj eres se mishit. Kur arrija tek Sheshi i Mejdanit, me qesen me  kocka e mbeturina mishi, cahej e ndukej,me dilte perpara. Une parpara e ajo pas. Keshtu cdo mbremje e per disa vjet. Rronte si ajo, me gjithe te mirat, po brenda e ne avli. Ne shoqeri me shoqe te saj luante, bente dhe dashuri, po brenda lagjes, nuk perzihej me maçet e pazarit…Ishte krenare, me koke larte, tregonte qe ishte me e mira e me e dukura…Keshtu me dukej mua, ndaj mburresha e thoshja “S`ka ne Gjirokaster si maçja time!”.Nuk ishte si ca, zaberhane, shtepi me shtepi, per kocka e krodha, si macja e filanit, te mos i presim koken...

Qe thua ti, çuditesha me kete maçen time. Edhe pse kembet me mish i mbanim ne hekurat e dritares dhe ne hajat, ne vende te fresketa, nuk i prekte.

Ç te te them me shume, me vjen te ve ulurimat , se nje dite , na iku nga duart, i beme izmet po hiçe gje. Rame ne zi. Une me shume, se ishte ndryshe nga maçet  e tjera te lagjes. E kujtoj me lot ne sy!

E mire kaq tani, se do thone dhe bota, c`ka ki qe fshin qurrat, me fal lotet me duar!

-E mire, mire tallu ti, po per ate maçe qaj dhe sot!

-Degjome mua ! Une maçet dhe i kam dashur dhe i kam patur inat. Qenin e shtepise kam dashur shume! I flisja KUQO. Ishte qen race dhe e mbaja si “djale te vetem”, edhe me zariko te Geges.

Ishte qen per zili dhe nje here ma vodhen, po e gjeta. Po nuk ishte e thene qe te mbetej qeni tone. Kushedi kush ja kish vene syrin dhe prape e humbem. S`lashe vend, lagje me lagje, po qeni nuk e pa me deren e shtepise, nuk u be i gjalle.Vajta dhe ne polici po hiç gje. .

U merzita une po nipi, me studime ne Tirane, edhe me shume. Cdo dite pyeste ne telefon: He mo, e gjetet apo Jo” Ç`te beja, e genjeva , se ishte ne prag te provimeve, po genjeshtra sic e di i ka kembet te shkurtera. Kur erdhi dhe mesoi qe qeni nuk ishte ne shtepi, qau ca po me ne fund e mblodhi veten se prape nje shprese e kishte. Ngushellohej duke thene “Vetem te jete gjalle”

Po ju mo, se na kalbet barkun, nje e dy , jo maçja time jo qeni tin. S`keni muhabet tjeter?

-O Lavdo, jepi mo , jepi nje gote se dhe Ai toni eshte!

What do you think?

Written by admin

varavingo me fjalë të mira nga Amerika dhe sokaku:Sa vrima ka muri aq halle ka burri.Ruaju nga zjarri, nga uji, gruaja dhe dhija e të tjera

“Rrush i kuq e rrush i bardhe”-Plotësoni vargjet në këngët e dasmave të traditës