Ishte vend i preferuar për çiftet e viteve 65 e larte që, ndersa në sallën e shfaqjeve duartrokitej apo degjoheshin zerat e aktoreve, prapa mureve te ish pallatit të kultures behej dashuri.
Gjate paradites vendi ishte i qetë dhe jo me çifte se askush nuk shfaqte dashurine apo lidhjen ne drite te diellit. Ketu vinin më shumë gjimnazistë që kalonin disa ore pa shkollë, me muhabete sporti, komente per filma e libra dhe pak politike. Pihej dhe duhan, cigare ‘Partizani’ dhe ‘Drino’ i cilësisë së dyte dhe me cmim te ulët.
Mbremja këtu kalonte e qetë, e trazuar nga fjalët nepër buzë e nëpër dhëmbë të çifteve që mbeshteteshin pas murit apo ne vende pa rënë në sy të njëri – tjetrit. Disa abone, kur vendin e tyre e gjenin të zënë, kruanin zërin apo dhe hidhnin ndonje gurë si sinjal se “jeni ne vendin dhe kohën e gabuar”.
Po kjo ndodhte fare rallë dhe nuk është dëgjuar të kete ndodhur ndonje aksident apo grindje. Çiftet ishin të sigurtë se nuk trazoheshin nga të tjerë, kureshtarë per te pare se c’ndodhte aty, të shikonin se kush ishte e me kë, ta zinin si thuhet me “preshë në dorë”.
Tipa që ndiqnin çiftet nga kureshtja per t’i njohur dhe vëzhguar në “lojrat erotike” numëroheshin me gisht, aq sa dhe sot kur bie fjala për vendet e dashurise ne kohen e sistemit te shkuar as që zihen në gojë.
Në një qytet si Gjirokastra, vërtet edhe me paragjykime ne ato vite, po kishte qytetari, tjetrit nuk i bihej ne qafe, secili shikonte punen dhe hallin e vet. Ashtu ndodhte dhe me çiftet, prapa mureve te ish pallatit te kultures.
Ishin të qetë dhe larg syrit te botes…