in

TRAHANA ME CINGARIDHE – Receta Tradicionale e Gjirokastrës si dhe Krahinave rreth saj!

TRAHANA TRADICIONALE

Ushqimi tradicional i Gjirokastrës dhe krahinave përeth eshte mjaft i perdorur, i thjeshte ne përgatitje dhe i shijshëm.

 

Ja si pergatitet:

Trahanane e pergatitur e hedhim ne uje dhe e ziejme sa te behet nje mase e lengeshme, e lidhur.

 

 

Grijme buken, mundesisht krodha, i hedhim brenda sa te zbuten pastaj masen e pervelojme me vaj ulliri e pak piper te kuq, shoqeruar me thermokla djathi.

 

Trahanaja sherbehet e ngrohte. Sipas deshires mbi te mund te hidhen edhe disa thermokla djathi te bardhe ose kackavall.

 

 

Normativa per 4 persona

4 filxhane me trahana te thate,
-2-3 luge gjelle vaj ulliri,
l00 gr. djathe,
pak kripe e piper te kuq.

 

Më parë, në familjet gjirokastrite, per kursim apo dhe ne mungese te gjalpit dhe vajit të ullirit, per pervelimin e trahanase eshte perdorur edhe dhigla e dhjamit te bagetive te imta.

Ne gjuhen e perditeshme edhe thuhet “E pervelova trahanane me cingaridhe”.

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Lazarati në listën e Projekteve Ndihmëse ku Përfshihen 4 Fshatra Turistike në Gjirokastër!

Dashuri pas Mureve te ish-pallatit të Kulturës në Gjirokastër!