Kenga “Dardha dimerore” eshte kenduar ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres 2004,me grupin Dea.Nga juria e festivalit eshte vleresuar me çmimin e inerpretimit me te mire.
Ja kujtimet e interpretueses te kesaj kenge Persa Miha:
Ne festival merrja pjese me me grupin e Sarandes,se aty banoja dhe kemi konkurrur me qarkun Vlore.
Kur ia mora kenges,Juria filloi diskutimin, ça eshte kjo menyre te kenduari,nje evolucion melodik,keshtu e percaktuan,i cili ndodh rralle.
Filluan diskutimet jo piluriote,zagorite,lunxhote.
Me pas, Poeti i shquar Lefter Çipa, anetar i jurise, me tha:
“Mos thuaj se je sarandiote,se menyra jote e te kenduarit na vuri ne mendime te gjenim nga ishe”.
Ne fakt une jam rritur me kenget e Lunxhit, Zagorise, Pilurit qe bene epoke ne vitet 70 -80.
Padashur gjithe ato melodi ishin brenda meje dhe i shfaqa ne menyre organike si pjese e qenjes sime.
Mbi kete baze lindi dhe kenga Labovite Xhinde honi,kur kendon moj Persefoni
Mos u cfaq si dallge Joni,
Labovite xhindehoni
Avazet mos ja trazoni,
Labovites xhinde honi
Mjegullen mos e kerkoni
Labovite Xhindehoni
Dhe ne vdeksha mos besoni
Rroj per ty moj Persefoni
Kjo eshte kenga qe me ngriti grupi i Himares,eshte dhe ne you tube.
Pa e ditur,e degjova ne top.chanell pas disa kohesh.
E mendova,mbase nuk e thone emrin tim,me vinte rende,komplekset tona…E kenduan deri ne fund,e te them te drejten u ndjeva e ngacmuar si Femer.Kisha degjuar kenge popullore per Mariken,Vitorine,etj…Po ja dhe nje kenge per nje femer konkrete te diteve tona”.