Ne Gjirokaster vlerat arkitektonike jane bashke e nuk mund te ndahen nga ato etnografike e folklorike.
Ne kenget e shtruara te polifonise gjirokastrite jane historite, ngjarjet dhe personazhe te percjella ne festa, gezime e valle, rite e zakone dasme etj.
Kujtojme “Gjirokastra jone, jo dhe kaq e mire, ne rreze te malit, mbi ca kodra shtrire…” apo vargjet per ngjarjen e rendesishme te 1878 es:
Kurvelesh e Gegeri
C`u mblodh ne Ergjeri
Te bejme komision te ri
Dhe Abdyl bej Frasheri
C`u perpoq i varferi
Dhjete here ne Frengji
Prishi nje torbe flori…
Ne polifonine e qytetit jane heronjte e tij si Çerçiz Topulli me shoke.
Ja vargjet e njohura dhe sot:
Te rrapi ne Mashkullore
Foli Çerçizi me goje
Leni djemt`e mi te shkojne
Se ju skuq ju bej me boje
Çerçiz Topulli me thone…
Ne kengen polifonike eshte historia dhe jeta e kaçakeve te qytetit Damo Lengon e Shemo Hajdutin.
Kenga per te parin:
Ç`u be Dunavati sterre
Per Damo Lengon e mjere
Damo vetulla kurore
Vet` i kuq e pak i sorre
Te keshe vdekur tabore…
Ndersa per Shemo hajdutin:
Pa degjoni more male
Shemeja po ben koshadhe.
Së ëmësë iu dha haberi:
-U vra Shemeja i mjeri:
Tri halla dere me dere
Mbajne zi per Sheme bejnë
O Sheme ngreu nga varri
Se doli Çelo Picari…
Keto kenge kendohen jo vetem ne qytet por dhe ne krahinat e me gjere mbasi jeta dhe historia e personazheve te tyre ka qene e lidhur fort me to.
Ka me qindra kenge me pas per periudha e personazhe te luftes, te rindertimit dhe ndertimit te vendit, per jeten shpirterore te banoreve shprehur ne kengen e shtruar polifonike qe sot percillet nga grupe e kengetare popullore te shquar te saj.
(vijon)