Sic duken ne kete foto, shtepia e Resajve e te tjerat ngjitur me te nuk jane te vetmet madheshtore ne lagjet e Gjirokastres, hije renda dhe krenare me themele te para, te sigurta, edhe pse buze perrojeve.
Te tilla,keshtjella, permendore te arkitektures gjirokastrite, ka dhe ne lagjet Pazar i Vjeter, ne Dunavat te Pare e te Dyte, ne Cfake, ne Hazmurat e gjetke.
Per to, ashtu si te paret, besimplote per vazhdimesine e jetes, qe guxuan dhe i ngriten mbi shkembenj buze perrojeve, te patundura nga termetet, ne menyre te admirueshme jane kujdesur edhe pasardhesit duke “hequr edhe nga goja” per mirembajtjen e tyre.
Por, ne familjet gjirokastrite, perkujdesja, tradita e trasheguar,e mbetur dhe sot me lidhje pronen, me nivelin e larte kulturor e arsimor nuk ka mjaftuar per t`i kthyer ne strukturen origjinale, kthimin ne identitet.
Keto shtepi, te renuara nga kohet mbi to, kane nevoje jo per xhepin e vogel te te zoterve, por per nje dore te forte, financime te fuqishme dhe te pamunguara sikunder nderroi pamje Pazari, qendra historike.
Ndoshta per vlerat qe mbartin,nga ketej e ne vazhdim, edhe pse ne periferi e buze perrojeve do kene me ne fund radhen per t`u ringritur si permendore te pandara te ansamblit arkitektorik te qytetit te Uneskos.