Gjirokastritja Rajmonda Lilo që tani banon ne Amerike eshte nje nga miket e faqes tone Gjirokastra Online.
Ajo eshte mjeshtre ne gatime dhe thote se ka mesuar nga gjyshja e saj:
Per gatime gjyshja ime ishte pikërarë, gojëembel, nikoqire me taban, gjirokastrite, thote Rajmonda.
Bireqet i qante ne daç me lakra ne daç me djath apo me mish.
Bënte nje lloj lakrori ne mes shtroheshin zorrët e deleve qe mbusheshin me oriz dhe me ereza te ndryshme. Mblidheshin petet qe ne e quanim thember; bente qahi me lakra, birjan, qodhopite, laropite, shapkát.
Per Byrekun me lakera thoshte i hodha gjithe matadhoite, lakrat e koshtit. Valin e hidhte me karar se humbet ne lakra i shuari dhe te behet bireku pastaj val manato, e tregojne petet e hapura vet, thoshte.
Kur e ormiste kendonte:
“ Byreku me lakera, ç`e gatoi e varfera!”
“Ç`ta she siri ta bej dora”, na keshillonte.
Sitë me leshonin xixa kur beheshin bireqet dhe bakllavate… S`kisha bere ndonjehere birek dhe kur u martova bera birek per here te pare.
U perpoqa si e bente dikur gjyshja. Sa e morra nga furra po ngjisja shkallet per ne shpi erdhi nusja ( martohej komshiu tek hyrja ngjitur me ne)…Lashe byrekun tek shkallet dhe shikoja nusen.
Kur njerezit ngjisnim shkallet thoshnin: “ Moj kush e ka bere ate byrekun? Duket bireku i nikoqires gjirokastrite!”.
Duart ergjenta i kishte gjyshja edhe per embelsira, zarikora, hallve e hasude.
Bakdhavane kishte embelsire te pare, me 120 pete e bente. Vinte qerin e madh mbi tavoline dhe okdhaine dhe fluturidhe petet…Hudhonte peten dhe hidhte siper gjalpe dhe arra apo bajame dhe e mblidhte ne forme trekendeshi…dhe pasi i piqnim i hidhte sherbetin”.
Ne faqen tone bashke me Byrekun me Lakra qe e cimbisi maçja ne Amerike dhe nami i erdhi deri ne Gjirokaster, percjellim dhe urimin :
Monda, te lumshin duart! E ke bere byrekun shume te mire. Dukesh qe je nikoqire e mire nga Gjirokastra!
Po ju ç`mendim keni?!