Viti i plote nuk na kujtohet po do kete ndodhur ne fillim vitet 70 kur Gjirokastra si Tirana e vendi kalun nje periudhe liberalizimi edhe ne veshje, ashtu ne muzike e festivalin e 11-te me vone.
Ishte kjo periudhe qe çliroi deri diku mendjet e njerezve qe filluan te mendonin dhe ndryshe, periudhe qe lulezoi pak se u zbeh e u be trishtuese e pikelluese per te gjithe po vecanerisht per personazhe te artit, letersise e muzikes, me ‘viktima” edhe ne Gjirokaster.
Pikerisht ne nje atmosfere te tille, jo ne Mes te Pazarit dhe as ne xhiron tradicionale te mbremjes ne sheshin e Çercizit, por ne trotuarin e bulevardit te lagjes 18 shtatori , u shfaq burri i pare me veshje ndryshe, me pantallona te shkurtra qe befasoi te madh e te vogel.
Te gjithe e shikonin me kureshtje se kjo mode s`kish asgje te perbashket me pantallonat e gjata, jo te ngushta por te gjera te shumices, ndaj dhe u be buje e madhe, edhe u komentua.
Ne qytetin tradicional edhe konservator kjo mode flitej se kishte ardhur nga nje “ bote tjeter”, perendimore, qe Gjirokastra e shikonte me xixa ne ekranet e para te aparateve TV te porsa futura ne pak familje dhe ne sallat e kultures te ndermarrjeve te medha.
Nga ajo dite e ca kohe kjo histori nuk u harrua, perkundrazi u komentua gjate edhe me friken se manifestuesi i modes se re, pra Burri me pantallona te shkurtra do te kishte pasoja, po nuk na kujtohet te kete qene ” viktime”, por pas ketij “ akti ” te pare , burra te tjere, te rinj me shume, filluan te mbajne pantallona te shkurtra. Ata nuk dilnin ne xhiro por vetem shkonin me to ne lume tek Gropa e Mesuesve dhe tek Ura e Vjeter per te kaluar ditet e nxehta te veres.