Ne familjet gjirokastrite bukevalja eshte e “kujtuar” edhe sot, veçanerisht ne familje te vjetra ku ecet sipas ritit te moçem.
Ajo thyhet ne mes dhe shoqerohet me urime ne lindje dhe kur femija mbush 40 dite.
Ja si pergatitet nga nënat gjirokastrite:
Sitisim miellin e grunjte, i hedhim uje dhe e “ngjeshim” me duar sa te behet nje mase e bute.
E shtrijme ne nje tepsi te vogel, te lyer me pare me gjalp ose vaj te hequr menjane.
Kulaçin e pergatitur e pjekim ne temperature mesatare per 20 deri 30 minuta.
Kulaçin e pjekur e grijme holle holle.
Ne nje tenxhere pergatitim shurupin me masen e caktuar te sheqerit ne l liter e gjysem uje .Pas velimit hedhim ne te kulacin e thermuar, shoqeruar me gjalp te perveluar dhe pak vanilje.
Mbulojme tenxheren me nje kapak dhe me pas bukevalen e ndajme ne pjata te vogla dhe e sherbejme te ftohte.
Normativa per 5 persona:
0,5 kg miell gruri,
0,5 kg sheqer,
125 gr. gjalpe,
1 liter e gjysem uje,
pak vanilje.