Ishte nga Bar Restorantet më të preferuara në Sheshin e Çerçizit ku sot eshte Turizmi. Aty sherbehej me kafe të shtypur në gur, me pije, meze, gjelle te tradites.
Nga viti 1924 e tutje ishte pike e rendesishme kontakti per intelektualet e vecanerisht per gazetaret, ushtaraket, juristet, politikanet e deputetet qe keta te fundit ne kohe fushatash zgjedhore, lokale e parlamentare, organizonin takime te shkurtera, paguanin pije e kafe, shtronin kokteje e darka.
Nje kohe jo te shkurter ka sherbyer Cile Muka, por dhe Gori Xhillari e me pas ne banak kamarjeri Ismail Aliu, ardhur ne qytet ne `30-en e shekullit te kaluar, pas nje mergimi 20 vjecar ne Stamboll e Selanik. Malua, sic i flisnin shkurt, sherbente me kulture, vishej bukur dhe kullaron nuk e hoqi nga qafa edhe kur vazhdoi punen kamarier ne Sopoti e Çajupi deri ne 1968 sa doli ne pension.
Per Gori Xhillarin, dhender i Cile Mukes, tregojne se, në “Bella Venecia” kendoi per here te pare kengen “Shamia e Beqarit” qe u be e pranuar ne festa e dasma gjirokastrite, sikunder kendohet dhe sot.
Nga vitet `39 e disa vjet pas `44-es ne kuzhine sherbente Niko Xharahu nga Nokova shquar per gatime te tradites por dhe turke e greke, mesuar ne Stamboll dhe punuar ne Greqi, mbeshtetur nga Sevo Stavri, administrator dhe kamarier, profesionist ne kete specialitet.
” Bella Venecia ” ne kete periudhe kishte gjalleri te madhe. Ishte porta e pare e pritjes se delegacioneve, sidomos ato ushtarake, sic kujtohen edhe mbremjet e oreve te vona te ushtarakeve te larte italiane me grupin e prostitutave te sjella nga Italia.
Keshtu, “Bella Venecia”, sa kohe qe ishte nen pushtim, humbi klientelen vendase, per ta fituar ate perseri pas çlirimit te vendit, kur intelektualet dhe te rinjte u bene pjese e pandare e veprimtarive dhe funksionit te saj ne ndryshim. Emrin e mire dhe gjallerine ajo e ruajti edhe per shume vjet deri sa gatuhej, pihej dhe organizoheshin mbremje masive vallzimi.