Edhe 90 vjecar, nuk iu nda pazarit. Që 13 vjeç pas babait, Petros qe bente llamballa per festat e krishtera, per Pashke te Madhe me shume, te bukura e me ngjyra, ne forma e madhesi te ndryshme, edhe me kordele që i mbanin vajzat e vogla dhe nuset e reja. I tregtonte ne gjithe Jugun, edhe për ndricim, në netët e dimrit.
Me dyqan dhe punishte te pare ne Pazar, para çlirimit të vendit, kur i ra ne dorë një liber greqisht me receta gatimi dhe menyren e pergatitjes se recelnave, pijeve alkolike, hoqi dorë nga llamballat, ndërroi mendje, profesion për të fituar më shume, mbeti deri ne plakje mjeshter, edhe me titull, me disa certifikata vleresimi, per pune dhe rezultate ne fushën e industrise ushqimore te ciles i kushtoi rreth 60 vjet nga viti 1946 e deri sa doli ne pension, pa u ndare nga punishtja ne afërsi të Bllokut të Furrave në lagjen “18 Shtatori”, përpunim fruta e perime, prodhim verë e raki që shkonte dhe per eksport.
Punishten, me ditelindje vitin 1950, e ngriti dhe e beri me emer ne gjithe Shqiperine. Vec glikove te tradites me rrush, arrë, kumbulla e marmalates disa llojeshe, me fik e molle, recel e gliko bente dhe kokrrat e fikut te eger e fletet e terndafilit, në thela edhe kungujte stambollite, karrota etj.
Mjeshter për prodhimin e esences se fërnetit me 7 perberes bimesh medicinale me rruge eksporti Italine e Greqine. Gezonte titullin e Mjeshtrit të Punës dhe inxhinierit për industrinë ushqimore edhe pse pa dipllomë, i permendur ne gjithe vendin per patenten e konajkut ekstra “Gjirokastra”, nderuar me çmime ne konkurse kombetare e nderkombetare.
Pas `90 te gjithe specialistet që u moren me prodhimin e recelnave e pijeve e kishin mbeshtetje per aktivitetin e tyre prodhues dhe perpunues. Nuk u kursye kurre. Nuk ishte çingun per zanatin. Kishte deshire ta mbante Petraqi, djali, po ai mori tjeter drejtim, merret dhe sot me manifakture, dyqan ne mes te pazarit.
Ishte prodhues po dhe nje keshillues i mire per perdoruesit e rakise e verës.
“Njeriun nuk e semure rakia e vera e mire, po tamaqarlleku “, thoshte dhe këshillonte që “pijet, sado të mira të jenë , duhet të konsumohen me masë, pa e tepëruar”.
Merak kishte dhe pastertine në Pazar, edhe nga nje leter, e hedhur ne shesh, merzitej, kujtonte kohen e tij, fëmijë dhe i ri që Pazari dhe dyqanet mbaheshin “borë të bardha”.
“Dikur llamburisnin. Mbaronte puna, dyqani fshihej e lahej, dysheme e xhame me sapune ” thoshte.
Ishte dhe bleterrites, disa vite dhe ne krye të shoqatës. I pandarë nga bletët deri 1 jave se të ikte nga kjo botë, në kohë të vapës në Virua “ për t`i parë dhe folur”, priste mjaltin e ri…Se mos ishte hera e parë. Me shëndet të mirë kështu ishte sjelle me veten, pa menduar kurrë të keqen. Ashtu dhe thonë. Ishte gjithmonë optimistë. Fliste sikur do rronte dhe dy shekuj, kur të parit i ishte afruar…
Nga ajo ditë gushti e 2007, Çavo Kekezi ra një javë në shtrat dhe nuk u ngrit më, iku pa folur, pa një fjalë duke lënë në habi familjen, lagjen, Pazarin dhe qytetin e tërë.
Ju ftojmë në artikujt pasardhes të provoni dhe shijoni recetat e tij…