Në Universitetin “Eqrem Çabej”, u organizua ceremonia e dorezimit te titullit “ Qytetar Nderi” nga Bashkia e qytetit te Gjirokastres akademikut Ksenofon Krisafi per kontributin e tij në veprimtarinë diplomatike, në mësimdhënie, në fushën e së drejtës ndërkombëtare, për rolin e spikatur në çështje me rëndësi të veçantë në politikën e jashtme të vendit, si dhe për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet ne faqen zyrtare te Universitetit “Eqerem Çabej.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast morën pjesë personalitete akademike, profesorë, miq dhe familjarë.
Eventin e nderuan me praninë e tyre akademiku Moikom Zeqo, prof. Pëllumb Xhufi, prof. dr Fatos Tarifa, prof. dr Isuf Kalo, etj të cilët shprehën vlerësimet e tyre për akademikun gjirokastrit.
Profesor Pëllumb Xhufi falenderoi Universitetin e Gjirokastrës dhe rektorin Mema për mundësinë që u dha, ndërsa e ka quajtur Gjirokastrën “palca e Shqipërisë që i ka dhënë kulturë e dinjitet historisë së vendit tonë”.
Ai e cilësoi Krisafin një aset të vyer për vendin.
“Në këto kohë kur ne rrekemi të formojmë shtet, Krisafi i nevojitet Shqipërisë si eksperti më i mirë i të drejtës ndërkombëtare. Ksenofon Krisafi ka kurajon e pashoqe për të thënë gjërat siç janë, pa u tutur për pasojat personale apo profesionale”, u shpreh profesor Pëllumb Xhufi.
Ja disa foto nga ceremonia e zhvilluar: