in

100 Vjet Tirana Kryeqytet- Ja Disa nga Veprimtaritë

Aktivitete te shumta jane organizuar me rastin e 100 vjetorit –Tirana Kryeqytet.

Ne to ka marre pjes edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj.

Ne Rrogozhine, ndalesa e radhës e turit për ceremoninë e 100-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet, kryetari Erion Veliaj eshte shprehur se ky moment është një mundësi për të reflektuar se çfarë do të bëjmë në 100 vitet e tjera dhe se shqiptarët duhet të punojnë bashkë për të ardhmen e tyre.

“U deshën 100 vite, por sot kemi një nga momentet më të mira kur shqiptarët po punojnë, ku qarku nuk pengon bashkitë, ku bashkitë nuk sabotojnë njëra-tjetrën në dy anët e lumit, ku prefektura është aty të ndihmojë dhe jo që qeveria t’u vërë stërkëmbshin autoriteteve vendore, ndaj duhet ta maksimizojmë këtë moment. Nuk besoj se kemi pasur shans kaq të artë ku, si pushteti vendor, si qarku, si prefektura dhe qeveria qendrore, të kenë gjetur këtë frymë bashkëpunimi, ndaj ju falenderoj shumë për gjithë misionin dhe shërbesën tuaj si prefekturë, për mbarëvajtjen e punëve në qarkun e Tiranës”, tha Veliaj.

Ai tha gjithashtu se “ do te kemi mundësi të futemi në programe për të bërë investime që sot, me mundësitë modeste që ka Tirana, Rrogozhina, Lushnja, Kavaja, Peqini, Shijaku, nuk i kemi. Aq është ekonomia jonë. Por, duke parë sesi rumunët, bullgarët, sllovenët, prej futjes në BE përfituan disa fonde që s’i kishin më përpara, është një mundësi e shkëlqyer për bashkitë nëse ky tranzit i yni në BE kthehet në histori suksesi”,

Duke u ndalur në çështjen e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, kryetari i Bashkisë së Tiranës dha lajmin e mirë se brenda këtij viti mbyllen dosjet për zonat rurale dhe brenda vitit të ardhshëm edhe ato në qytet.

Ndersa Kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi tha se në këtë 100-vjetor, Tirana e qytetarisë është një kryeqendër europiane përsa i përket transformimit dhe modelit të shpejtë të ndryshimit. “Jemi të nderuar të jemi pjesë e një momenti historik sikurse është 100-vjetori i shpalljes së Tiranës kryeqytet…Bashkia e Rrogozhinës që na mikpret sot ka një pasuri të veçantë për turizmin, agroturizmin, historinë etj, po e ndjek modelin Tiranës kryeqytet, ndërsa ka të rinj të shkëlqyer që po arsimohen këtu. Ndaj organizimi i 100 vjetorit dhe në Rrogozhinë nga ana Juaj i nderuar kryetar Veliaj është një motiv dhe respekt i veçantë për këtë qytet dhe banorët e saj”, deklaroi Dalipi.

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla vlerësoi këtë nismë të kryebashkiakut Veliaj për vëmendjen dhe për mirënjohjen ndaj qyteteve që dhanë një kontribut të çmuar 100 vite më parë në ndërtimin e shtetit. Në shenjë mirënjohje për kontributet që kanë dhënë në ato vite të vështira, kryetari Veliaj u dorëzoi disa prej familjeve certifikata mirënjohje. Më pas të pranishmit ndoqën një program artistik me muzikë dhe valle tradicionale të zonës së Tiranës dhe të Rrogozhinës.
Ne vazhdim te veprimtarive per 100 vjetorin e Tiranes Kryeqytet, sot Bashkia e Tiranës nderoi me medalje mirënjohje disa nga familjet më të nderuara tiranase, të cilat kanë kontribuar ndër vite për qytetin.

Duke marre fjalen ne kete ceremoni me pjesemarrje te gjere, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha vec te tjerave se “Unë ndihem i përkëdhelur, i privilegjuar nga fati që më takoi mua, më rastisi mua të jem kryetari i Bashkisë kur mbushen fiks 100-vite nga momenti kur qeveria e Sulejman Delvinës, hyri në Tiranën që u bë kryeqytet në atë kohë. Jam i lumtur që jemi sot të gjithë bashkë në këtë ditëlindje të parë të shekullit të parë të Tiranës kryeqytet. Tirana nuk është perfekte, por megjithatë ka një aspiratë të bëhet një qytet modern dhe ëpian dhe shumë punë na pret përpara në këtë drejtim. Ta gëzojmë 100-vjetorin e Tiranës dhe le të endim në jetët e të tjerëve një monument që vlen më shumë se çdo monument guri dhe që është dashuria dhe respekti që kemi për njëri-tjetrin”, theksoi ai.

Ne vazhdim, Erion Veliaj tha se “Sot mund të themi me plot gojën se Tirana kryeqytet ishte stolia më e bukur dhe vendimi më i drejtë dhe largpamës që buroi nga Kongresi i Lushnjës. Jam i lumtur që të gjithë jemi sot këtu bashkë në këtë ditëlindje të parë të shekullit të parë të Tiranës kryeqytet”.

Kreu i Bashkisë deklaroi se në respekt të historisë, godina ku u mblodh Këshilli Kombëtar që ishte njëkohësisht edhe parlamenti i parë shqiptar që sot shërben si Teatri i Kukullave do të kthehet në një shtëpi muze.

Ne kuader te kesaj feste nga Bashkia eshte organizuar edhe Maratona e Tiranës dhe Triathlonës dhe ka nje lajm te mire, ngritja së shpejti e Agjencise se Sportit, e cila do të jetë e dedikuar për zhvillimin në mënyrë të vazhdueshme të aktiviteteve sportive.

What do you think?

Written by Admini

Bashkia e Qytetit të Gjirokastrës Nderon me Titullin” Qytetar Nderi” Akademikun Ksenofon Krisafi

Paro Ziflaj, “Mjeshtre e Madhe”,Gëzuar Ditëlindjen!Të Këndoftë Zemra Gjithë Jetën!