in

Bakllavaja e Gjirokastrës! Si e shtronin gratë gjirokastrite bakllavanë më 80 dhe 100 petë?

Në dekorin e tryezës me gatime të dasmës gjirokastrite, e veçantë ishte bakllavaja që shtrohej me 80 e 100 petë.

 

Dikur bëhej e lartë sa pëllëmbë e dorës dhe ishte mbretëresha e çdo trapezi, siç është sot një tortë e madhe që nga disa porositet edhe një bojë njeriu.

 

Ajo përgatitej një javë përpara ceremonialit të dasmës. Nikoqiret e kohëve të largëta, viheshin në garë, kush ta përgatiste ,duke lehtësuar zonjën e shtëpisë, përgjegjëse për të gjitha punët deri në mbyllje të dasmës. Në gjitoni e më gjerë thuhej:

 

“Të shohim dorën e zonjës së shtëpisë”.

 

 

Kuptimi i kësaj shprehje lidhej me të gjitha fazat e ditëve te dasmës po veçanërisht me “syrin” dhe cilesine e bakllavase kur shtrohej ne krye te tryezes.

 

Puna per pergatitjen e bakllavase niste me zenien e brumit dhe hollimin e peteve qe duhet te ishin te holla si karte cingari. Me hollimin merreshin disa gra që komandoheshin nga ustesha.

 

 

Quhej kështu ajo grua që njihej në lagje e qytet mjeshtre e hollimit dhe pikimin e bakllavase me sherbet. Kur mbarohej puna, kendohej dhe nje kenge, me vargje si keto:

 

“Kjo shtepia veseli, moj veseli / C`ka shtruar kete sini / Bakllava e revani / Kush i ka holluar /I lumcin duart”.

 

Nuk bëheshin një e dy, po dhe 5 tepsi e më shumë, që të hante një lagje e tërë.

 

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Sekreti i Qifqive të Gjirokastrës për të apasionuarit e gatimeve tradicionale sipas Parete Kotonit

Kabunia me Rrush Stafidhe – Gatuar me Shumë Dashuri nga Kokoja e Palortosë!