in

ASTRIT BILICA – Pastiçieri i Famshëm i Hotel Turizmit i Specializuar në Leningrad, Ëmbëlsirat e të cilit i Pëlqente edhe Enver Hoxha kur vinte në Gjirokastër!

Vetëm 11 vjeç, së bashku me vëllanë, Ferikun që kishte mësuar më parë për pastiçier por që nuk e ushtroi më pas, ëmbëlsirat që prodhonin në shtëpi i shisnin me tabaka në rrugët e Gjirokastrës.

 

Mbas çlirimit te vendit, në vitin 1959 u specializua për pastiçier ne Leningrad (Peterburg) ne ish Bashkimin Sovjetik dhe për 30 vjet deri ne pension, 1990, punoi në hotel turizmin e Gjirokastres, aktivitet që e vazhdoi dhe disa vjet pas vitit 1992 ne punishten që hapi ne shtepi me mbeshtetjen e Nezos, bashkeshortes dhe djemeve, Sokolit dhe Mërkurit.

 

Astrit Bilica, Ustai i famshem i embelsirave, ishte i perkushtuar në punë. E fillonte në oren 7 te mengjesit dhe kthehej ne shtepi ne oren 19 te darkes. Karakterizohej nga urtesia, degjonte dhe fjalet i kishte me pikatore ndaj dhe për të thoshnin:

“Është si prifti pa gjuhë”.

 

Emri dhe fama e tij shume shpejt i kaloi kufijte e Gjirokastres. Në seminare kombëtare fliste për llojshmërinë, mënyrën e gatimit, përbërësit dhe normativat e ëmbëlsirave që prodhonte, të pëlqyera për shijen e veçante, cilësinë dhe paraqitjen estetike te persosur.

 

 

Usta Astrit Bilica është vleresuar arkitekt i ëmbëlsirave tradicionalë të Gjirokastrës, të pëlqyera këto dhe nga Enver Hoxha kur vinte per vizite ne Gjirokaster, nga udhëheqës, delegacione e grupe turistike të huaja.

 

Ngjarjet që rrodhen pas vitit `97 ndryshuan rrënjësisht fatin e familjes se Usta Astritit dhe te femijeve te tij që u “mblodhën” të gjithë bashkë në Amerikë.

 

Këtu shkoi në vitin 2000 dhe u nda nga jeta në gusht të vitit 2009 në moshën 82 vjecare duke lënë pas emrin e njeriut të mire dhe pastiçierit te famshëm, të kujtuar në Gjirokastër e më gjerë.

 

Zupat e tij ishin aq të famshme sa mbahen mend edhe sot edhe rrallë i gjen në atë cilësi dhe shije!!!

 

Përvoja e tij në prodhimin e ëmbëlsirave ka vite që zbatohet nga pastiçierët e Hotel “Cajupi”, Pikës Turistike “Resort Këculla” në Gjirokastër etj.

 

 


 

What do you think?

Written by admin

Luftëtari – Vllaznia Përfundon pa Gola, në një Ndeshje të Qullët, me Topa që ngecin në Ujë!

Sekreti për një Tost të Mirë në Mëngjes? Nuk është Buka – Është Ngrirësi juaj…