Edhe pse shumica e qytetareve qendrojne ne shtepi ka edhe nga ata qe nuk duan tia dine per urdhrat dhe udhezimet qe askush te mos dale nga shtepia.
Raste te tilla jane pikasur ne kohe nga Inspektoriati Shëndetësor në Gjirokastër ku nuk ka vend per tolerime sic mund te mendojne njerezit e papergjegjshem ne kete situate kaq te rrezikshme.
Drejtori i Inspektoriatit Shëndetësor në Gjirokastër, ekip që pas shpalljes së emergjencës për Covid-19 mori rol drejtues sa i përket sigurisë publike së bashku me policinë, shprehet per Top Channel se ndonese me një numër minimal punonjësish i duhet të qëndrojë në detyrë përtej orareve dhe të mbulojë një territor të gjerë.
Deri tani janë vendosur shume gjoba me vlerë 1 milionë lekë seicila për bare që kanë shkelur rregullat duke ju shërbyer klientëve dhe disa gjoba të tjera për farmaci që shërbenin pa masa mbrojtëse, ndërsa inspektime ka për gjithë biznesin që është duke punuar.
Ja si shprehet Edi Sinoimeri nderkohe qe i duhet te jete i kujdesshem vecanerisht per familjen e tij:
“Ne jemi njerëz si gjithë të tjerët, dhe patjetër që kemi frikë. Unë kam nënën të sëmurë me diabet dhe sëmundje të zemrës dhe kam ditë që nuk e shoh fare. Kur arrij në shtëpi gjatë natës, izolohem në dhomën time larg të gjithëve përfshi edhe gruan e fëmijët dhe këtë po bëjnë edhe kolegët e mi. Bisedojmë çdo ditë sesi të mbrohemi edhe për t’i dhënë kurajo njëri-tjetrit. Dua të them se ata që janë izoluar në shtëpi janë me fat që mund të kalojnë kohë me familjet. Ne na duhet të qëndrojmë në punë dhe do të vazhdojmë deri sa kjo situatë të përfundojë.”