Ish -zëvendës kryeministri italian Matteo Salvini ka telefonuar sot kryeministrin Edi Rama për ta falenderuar për ndihmën konkrete, e solidaritetin e treguar në dërgimin e ekipit mjekësor shqiptar në ndihmë të emergjencës së koronavirusti në Itali.
Ai i premtoi Ramës se do ta takojë sapo të mbarojë situata.
“Faleminderit popullit shqiptar e qeverisë së tij. Me dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë shfaqën një zemërgjerësi e sensibilitet që nuk do ta harrojmë” ka thënë Matteo Salvini.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
“Sapo të mbaroj emergjenca do të shkoj në Shqipëri të takoj Edi Ramën e popullin e tij.”
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)