in

Kostaq Dodo/ Ja si e shprehin vullnetarizmin britanikët në këto ditë me koronavirusin nëpër këmbë

Ne faqen e tij ne fb Kostaq Dodo, mesues e drejtues i arsimit per shume vite ne Gjirokaster, tani pensionist dhe banues me familje ne Londer, ka percjelle nje postim se si e shprehin vullnetarizmin britaniket gjate kesaj periudhe me situate virusin neper kembe.

Ja pjese nga postimi i Kostaqit:

Thirrjes se qeverise per vullnetare per te punuar(vullnetarisht,pra pa pagese) ne sektore jo te specializuar te shendetesise iu pergjigjen 500.000 vete.

Mijra studente (Universitetit dhe shkollat u mbyllen) dolen vullnetare per te shkruar ne shtepite e femijeve per t`i ndihmuar ne mesime.

Bizneset japin vullnetarisht pa pagese karburant,pije freskuese etj per spitalet.

Vullnetarizem ka per cdo gje.Ne shtepite e lindjes ka femije qe per nje arsye nuk e kane nenen.Foshnja ka nevoje per perkedheli.Gra te moshuara shkojne te organizuara,mbajne ne duar bebet, iperkedhelin dhe fytyra e bebes dhe e te moshuares shkelqejne nga kenaqesia( kjo e fundit para korona virusit).

Dhe te enjten dt 26 mars 2020, ora 20 te gjithe banoret e Britanise dolen ne dritaret e shtepive,pa ndonje mesazh kryeministror dhe duartrokiten per punonjesit e Sherbimit Shendetesor Kombetar (NHS)”.

What do you think?

Written by Admini

Si nisi 100 vjet me pare dhe kush ishte botuesi i gazetes Drita ne qytetin e Gjirokastres

“Asnjë i Prekur në Gjirokastër” – Falë Edi Sinoimerit dhe Stafit të tij nuk lejohet askush të hyjë në qytet…