Akulloren dhe kasatat “Bllaca” me moshë 90 vjeçare i prodhonin në Pazar të Gjirokastrës vëllezërit Bllaca.
Tani që jemi në prag të festave, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, mendimi na shkon tek prodhuesit e parë të ëmbëlsirave ne Gjirokastër, me histori jete e pune te percjelle nga njëri tek tjetri brez.
Historia është e lidhur me gatimin ne familje, me traditen e amvisave qe dhe sot tregojne nje menu gati te pa ndryshuar nga ajo qe ka ekzistuar edhe ne kohet e shkuara si bakllava, revani, hasude, dhiple etj. Ndersa kabuni, paksimadhe, prevede, pekmez, etj, prej vitesh jane te munguara ne trapez.
Ne vitet ’30, ne pazar kishte disa embeltore me dy funksione, prodhim dhe shitje. Pastiçier me emer ishin Stathi Telo dhe Resul Mezini, ndersa akulloren, e prodhonin vellezerit Bllaca, Fetahu, Sulua dhe Reshati nga lagjja Dunavat. Emrat e të cilëve identifikohen me akulloren e kasatën “Bllaca” me aromë dhe shije te veçante që sot tregtohen nga pasardhësit me lokale në të dy anët e lagjes 11, në qendër të qytetit të Durrësit.
Adi, njeri prej trashëgimtarëve të “kremit magjik”, ka ndërtuar një punishte të re, prodhimet e së cilës udhetojne edhe jashtë Durrësit.
Në Gjirokaster, pas vitit ’30, kolorit te embelsirave vendase, iu shtuan dhe ato te disa familjeve veriore, ardhur nga fshati Shishtavec i Kukesit, mjeshter ne pergatitjen e prodhimeve me sheqer, si hallva, tahin, kosallva, hallvasi, karamele, shufra e “gjela” te sheqerosura, te preferuara me shume nga femijet.
Mjeshter te embelsirave njihen Ferik Bilica, Leko Pesha, Kico Bukvalla, Vait Cumaku e Astrit Bilica, qe nuk u moren vetem me prodhimet e tradites si karamele, biskota, llokume etj, por edhe me pasta, torta, bakllava, kadaif, pendispanje, hoshaf, xupa e tullumba.