in

A eshte e vertete qe “Miku pyetej per arsyen e ardhjes dhe se kur do ikte?!”.

Ne familjet gjirokastrite ka qene tradite dhe mendojme se ka mbetur, miku eshte uruar, pritur krahhapur e me bujari dhe percjelle i gezuar.

Per mikun, e ca me shume per ate te vjeter, porta e shtepise ka qene e hapur dhe tryeza ne odane e madhe, te pritjes, ne dimer, edhe  prane oxhakut,shtrohej me gjithe te mirat.

Kjo porte ka qene e hapur edhe per nje udhetar te vonuar qe e zinte nata ne rruge, i pritur dhe i percjelle sipas zakonit, me ushqim, muhabet e gjume, sic thuhet me buke e kripe e zemer.

Miku, ne krye te trapezit, vleresohej dhe nderohej, degjohej me vemendje, i behej muhabet sikur te njihej me vite.

Ne lagje apo qytet njiheshin dhe familjet me mikepitese qe dalloheshin nga te tjerat. Keto mund te ishin ne gjendje por dhe te varfera te ishin, mikun e prisnin me zemer dhe me ate qe u ndodhej.

Mikepritje e bujari tregonin dhe ne kohe te veshtira. Mikut i benin nderin me buze ne gaz e pa i dhene te kuptuar.Qe te mos turperoheshin, trokisnin tek gjitoni, ftonin ate dhe ndonje te afert ne trapezin e perbasket ku  pihej e kendohej, akt domethenes per njohje e zgjerim te miqesise.Kjo ka qene dhe karakteristike e gjirokastriteve per ta forcuar miqesine edhe jashte kufijve te qytetit, Keshtu te vjetrit ne moshe porositnin pasardhesit te dinin dhe te ruanin miqesite, miqte e vjeter.” Mikun e ri zeje po te vjetrin mos e harro!” i keshillonin.

Te vjetrit e sotem kujtojne se, kur ishin femije, mikut i vendosej dhe nje gje me shume ne pjate qe dallonte nga te tjerat ose mbushej “deri ne gryke”, fjala vjen dy thela me mish ose nje embelsire nje cik me e madhe.

Miku ishte i shtrenguar t`i hante dhe me “pahire’ qe te vleresonte gatimet e zonjes se shtepise.

Te nesermen. miku percillej me buze ne gaz dhe me urimin “deren e shtepse e ke te hapur ne cdo hohe”.

Per udhes, nuk ndodhte qe te mos i jepnin dhe “ buke me vete” si petulla, kulac, djathe, veze te ziera, ndonje thele byreke, ndonje cope embelsire etj.

Lidhur me vleresimin e nderimin e mikut, ka patur dhe “goje te liga” qe ,nga xhelozia, kane folur dhe keq, sikur “miku pyetej per arsyen e ardhjes dhe se kur do ikte!”.

E kunderta ka ndodhur e ndodh, ajo cfare treguam edhe ne keto pak rrjeshta per mikepritjen dhe bujarine e familjeve gjirokastrite.

Ju si mendonii dhe nese keni shembuj dhe komente jeni te lutur t`i beni?!…

 

 

What do you think?

Written by admin

Urim/ Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane!

5 komente/ Nga e folmja e qytetit te Gjirokastres gjeni fjalet e urta qe u pershtaten