Per historine e krijimit te Shqiponjes do te shkruajme nje here tjeter.
Me 15 Mars klubi mbush 90 vjet, histori futbolli me shume ngjarje dhe personazhe, fitore dhe humbje e me shume barazime.
Eshte ne te miren e futbollit gjirokastrit qe kjo Dite te festohet. Eshte nje rruge e tere e sporteve dhe vecanerisht futbollistike e shkruar me urra, brohorritje dhe gola.
Eshte nje liber i tere ende i pa mbledhur ne kapituj me kronologji 90 vjecare, me themele dhe lende baze,te pare, sic eshte nje historik per nje periudhe shkruar nga ish trajneri i Luftetarit i shume sporteve Foto Xhai, i respektuar dhe i vleresuar nga sportdashesit, jane me qindra shkrime e komente ne gazetat sportive te dy koheve te shkuara dhe kesaj te pas 90-tes nga komentatore te ditur e te pasionuar si Sokrat Papadhopulli, edhe me libra, etj.
Ka shume gazetare sportive te qytetit qe ne vite kane kontribuar. Do deshironim qe emrat e tyre t`i kujtoni ne komentet tuaja.Ata kane ndjekur ne vazhdimesi e korrektesi te admirueshme cdo ndeshje te Shqiponjes dje dhe Luftetarit sot.
Ky vit me ngarkesen e 90 viteve te futbollit gjirokastrit , edhe pse Luftetari nuk eshte ne formen e rezultatet qe deshirojme por qe shpresojme e mundesite jane te perparoje edhe gjate ketij sezoni , duhet te jete festiv, te kujtohet e nderohet rruga e pershkruar, jeta dhe veprimtaria e te shquarve dhe atyre me pak te dalluar ne te gjitha llojet e sporteve me pjesemarrjen e meshkujve e femrave qe meritojne cdo fjale te miré se me lojen ne fushen e tyre dhe ne fushat si motra, kane luftuar per te na dhene gezimin e fitoreve ne qindra ndeshjet e zhvilluara.
I urojme suksese ekipit te futbollit ne ndeshjet ne vazhdim dhe ne 15 mars 2020 te mblidhemi dhe te Festojme, 90 vjetorin e krijimit te Klubit te qytetit tone.
E meriton Gjirokastra dhe sportdashesit e saj te perkushtuar, qytet e fshat bashke, nje feste te bukur!Si thoni?!