in

Xhafo Poshi Nga Dunavati që Kishte Korespondencë me Aleksandër Xhuvanin, Beqir Sinanin, Lef Nosin, At Gjergj Fishtën, Faik Konicën, Avni Rustemin etj.

Xhafo Poshi lindi në Gjirokastër më 1885 në një familje patriote dhe arsimdashëse, (i ati, Mustafai, me të vëllanë, Naimin, kishin mbaruar studimet për mjekësi në Stamboll).

Mësimet e para dhe shkollën Qytetëse (Ruzhdie Turke) i mbaroi në qytetin e lindjes rreth viteve 1913-1914. (në këto vite mban lidhje me Çerçiz Topullin dhe çetën e tij dhe bëhet një nga aktivistët e tij më të besuar ).

Në vitin 1916 vijoi studimet në shkollën Zosimea të Janinës, por për arsye familjare dhe ekonomike nuk mundi t’i mbarojë deri në fund dhe kthehet në Gjirokastër, ndersa rreth vitit 1917, në lidhje me Fanolistët në Boston emigron ne SHBA.

Aktivizohet ne shoqerine Vatra dhe banden muzikore te saj dhe merr pjese ne veprimtarite e kesaj bande ne teteor te 1920 ne Vlore.

Nuk kthehet me ne Amerike dhe zhvillon veprimtari patriotike ne Gjirokaster si anetare i shoqerise Liria e me vone asaj Drita.

Shtatori i vitit 1921 e gjen mësonjës në shkollën plotore (5 klasë) Drita dhe me vone drejtor i saj.

Bashkepunon me Jani Mingen, Dine Qadhimin dhe te tjere patriote per levizjen teatrore ne qytet duke qene ne role dhe  regjizor per pjeset Vdekja e Pirros, Fe e kombësi, Lulja e kujtimit, Besa, etj.

Drama Besa e vënë në skenë në vitet 1928-30, së pari në Gjirokastër e më pas në Përmet, Delvinë e Sarandë luajti rol edukativ në popull.

Xhafo Poshi ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e mbledhje për problemet e arsimit dhe shkollës.

Ka qenë instruktor në kursin për mësonjës i çelur rreth viteve 1924-1925 në fshatin Labovë të Gjirokastrës dhe ka përkthyer nga turqishtja libra pedagogjike të cilat mbetën dorëshkrime qe me pas u dogjën bashkë me shtëpinë në gusht të 1944. Në veçanti ai kishte korrespondencë të vijueshme me Aleksandër Xhuvanin, Beqir Sinanin, Lef Nosin, At Gjergj Fishtën, Faik Konicën, Avni Rustemin etj.

Në vitin shkollor 1931 Xhafua u transferua nga Gjirokastra në Libohovë ku punoi 2 vjet dhe nga viti 1933 u kthye përsëri në Gjirokastër ku vijoi punën e tij si mësues deri në vitin shkollor 1943-1944.

Në gusht të 1944,forcat gjermane i dogjën shtëpinë në Gjirokastër me gjithë bibliotekën e pasur të tij ku ai bashkë me Myrtezanë, vëllain e madh, ishin strehuar në Kala. Kur panë që ajo po digjej, prej asaj dite u detyrua të shpërngulet familjarisht në Vlorë.

Në Vlorë në fillim të vitit 1945 filloi punë si mësues në shkollën “ Naim Frashëri të qytetit dhe në vitin shkollor 1946-1947 u transferua në fshatin Bishan, me pas dhe ne shkolla te tjera te fshatrave Armen, Picar e Lubonjë deri në mars të vitit 1953, vit në të cilin mbylli sytë përgjithmonë.

What do you think?

Written by Admini

Më 15 Mars 2020 Themelimi i Klubit Sportiv “ Shqiponja” sot “Luftetari”. A Do të Festohet?!

Pse në Fshatrat e Zagorisë të Gjirokastrës Thonë e Thanosëm Filanin dhe Hidhe një Thanuqe?