Mufit Çeli nga Medari i Picarit eshte polic dhe poet. Ai mban uniformen e policit dhe emrin e merituar te poetit…
Lindi ne 6 dhjetor l955 ne Medar dhe prej shume vitesh banon ne Gjirokaster pa i kthyer krahet fshatit dhe krahines.
Librin e pare e ka botuar pas-90-tes me titull « Ma mbuloni trupin me kenge » pastaj te dytin « Dafina veshur me vargje”, poemen “ Vitet me dhimbje”, ne proze libra monografi si per Sheh Jonuz Shehun, baba Fetahun etj.
Gjate ketij muaji ne fshatin Asim Zeneli miqte e tij folen per krijimtarine e Mufitit ne vite, shoqeruar dhe me kenge te grupit “ Kurora labe” qe eshte dhe drejtues artistik,krijuar me 20 nentor 2001 me qender ne Gjirokaster, grup me vlera dhe nivel artistik.
Mufit Çeli krijimtarine e ka nisur me poezi, me tekste kengesh polifonike per grupet e krahines dhe ato folklorike te trevave te tjera te Jugut dhe nga viti ’83 me krijimtarine e tij eshte perfaqesuar e njekohesisht ka marre pjese ne komisionet e teksteve per grupin e Gjirokastres ne FFKombetare.
Shumica e ketyre teksteve te kenduara kane mbetur pa emrin e autorit, me kalimin e viteve jane anonime-popull.
Poezia e Mufitit eshte e kenduar dhe rrjedh nga nje shpirt fisnik, e ndritur si kenga polifonike e Laberise , pasardhese e denje e poezive te Asllan Aliut, Neço Mukes, Malo e Selim Hasanit.
Tekstet e Mufitit jane pjese e kengeve te grupeve me te mira polifonike te Gjirokastres dhe Laberise qe kendohen brenda e jashte vendit nga grupet “Kurora labe”, ”Ergjëria”, ”Argjiro”, ”Kolonja e Kurveleshit”, ”Lazaratit”, “Djemte e Delvinës”, ”Kardhiqit”, ”Prongjisë”, ”Kaparjelit”, ”Bilbilat ne shtegëtim” etj.
Poezia e Mufitit eshte e pelqyer dhe e komentuar edhe nga korifejte e fjales dhe kenges popullore, si Poeti i Madh Lefter Çipa qe eshte shprehur se poezia e Mufitit eshte si lendine me trendeline dashurie, gjalleron e lulezon boten perreth.