Një nga ambientet kryesore të Banesës Gjirokastrite studjuesit e kanë quajtur Shtëpia e Zjarrit, ndërsa të parët Dimërore.
Shtëpia e Zjarrit apo Dimërorja që tani ka “humbur” në pamje e në funksion, nga Odaja e Miqve dhe nga ndonjë ambient tjetër është më e vogël po e para në përdorim.
Oxhaku në dimërore i ka të gjithë elementët funksionalë dhe, kryesorja, të mbledhë e të nxjerrë tymin jashtë, mbi çati.
Këtë merak e kishin ndërtuesit po ne veçanti të zotët e shtëpisë që oxhaku të mos tymoste perdet dhe mbulesat, tavanin, faqet e musandrës e dhipatos, kamareve e dollapëve, të ishin dhams e feks.
Në stinën e dimrit dimërorja ishte ambienti më i preferuar i banesës gjirokastrite, vatra ku mblidhej familja dhe në të shumtën e rasteve edhe mysafirët që, sic ka qënë zakon, sa i hedhin një sy Odasë së Madhe i bënin qejfin të zonjës së shtëpisë: “ Odanw e ked hams e feks, po më mirë të mblidhemi në dimërore!”
Dhe ashtu bënin…
Në dimëroren e ngrohtë me zjarrin përpara ndiheshin dhe më mirë, qerasje, shëndete e thashtheme pa dëm, gështenja e misra të pjekura në hi e në prush…
Kështu dhe në ditët e fundvitit, me urime, molloisje dhe kujtime…