in

Poezi nga Aleksandër Çipa/ Vizitë në Fshatin e Braktisur

Këtu dhe era nuk heq më fletë,
Gjurmët kanë humbur e s’ka të tjera.
Në obore dhe kopshte, vetëm bosh
Dhe nëpër pragje ca grushte dhera.

Në botë të heshtjes-në varreza,
Freski e cungët një varr i ri.
Kortezhet me të paktë njerëz,
Një kuje dhe, më shumë vetmi.

Shtëpi e vjetër, ose vatra e parë,
Murret me gropa i janë bërë.
Nga malli për ikjen e frymëve,
Në bosh, si nën regjim e rënë.

Dy herë takime bën me dritën,
Në ag kur lind, dhe perëndon.
Shtëpi e vjetër që ka vatër,
Por nuk ka zjarr, hiri sundon.

Këtu veç era bën shërbime,
Dhe zë të vetëm çon përhera.

What do you think?

Written by Admini

Xhon Kam Hobhauz, 17 Tetor 1809 në Qestorat: ” U Pritëm me një mirësjellje tepër të madhe …”

Shtëpi e Zjarrit apo Dimërore? Kujtime, Shëndete e Thashetheme pa Dëm, Gështenjë e Misra të Pjekur në Hi e Prush!