in

Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar “Neustadt” për Letërsi i njohur si “Nobeli Amerikan”

Ismail Kadare ka fituar mbrëmjen e së mërkurës çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë, njofton revista për letërsi dhe kulturë e Universitetit të Oklahomas në Amerikë.

Çmimi “Neustadt” është i pari çmim ndërkombëtar për letërsinë në këtë kategori që jepet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është një nga të paktat çmime ndërkombëtare për të cilat kanë të drejtë të konkurrojnë njëkohësisht poetë, romancierë, skenaristë dhe dramaturgë.

Sipas “Neustadt Prize” thuhet se “Kadare është një romancier, poet, eseist dhe dramaturg shqiptar i cili ka shkruar disa vepra të mëdha. Ai botoi romanin e tij të parë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963. Ka fituar shumë çmime ndërkombëtare dhe vlerësohet nga disa si një nga më të mëdhenjtë e shkrimtarëve bashkëkohorë evropianë. Ai është përmendur shpesh si pretendent për çmimin Nobel në Letërsi”.

“Neustadt Prize” thotë se Kadare është një kampion i demokracisë ndërkombëtare dhe në 1990 kaloi në azil politik në Francë. Ai ka shkruar, “Unë u njoha me letërsinë para se ta njihja lirinë, kështu që ishte letërsia që më çoi drejt lirisë, jo anasjelltas. Besimi në letërsi dhe procesi krijues sjell përsosmëri.”

Shpërblimi për fituesin e “Neustadt Prize” është 50,000 dollarë shoqëruar me një pendë shqiponje prej argjendi dhe çertifikatën e çmimit.

What do you think?

Written by admin

Erdhi koha për Çerçemet – Disa me moshë 300 vjeçare brenda e jashtë mureve të kopshteve në Gjirokastër!

Kënga e Çerçemit në Selckë të Gjirokastrës me Gotat e Para të Rakisë, sipas Mikut Koço Mosko që na Shkruan nga Amerika