Në Libohovë nëse do të shijosh gatime tradicionale shko në restorantin ku shërben Sedat Ismailati, kuzhinier me shkollë dhe eksperiencë mbi 30 vjecare në përgatitjen e gatimeve me produkte bio të zonës por dhe ato bashkëkohore.
Kuzhinier Sedati është me përvojë të gjatë në kulinari. Në vitet 1984-1986 në Tiranë mbaroi shkollen 2 vjecare të kuzhinës me rezultate shumë të mira dhe filloi punë si kuzhinier në bar-restorant Libohova,degë e turizmit.
Mbështeti nga të parët ekonominë e tregut të lirë dhe në vitin 1991 filloi aktivitetin privat ne restorant të tij dhe me pas, i vlerësuar dhe i paguar mirë në zanat, si profesionist, 4 vjet punoi në një restorant ne Vrisera dhe periudhën e verës sherbeu me kuzhinë lëvizëse në plazhin e Bunecit.
Në Libohovë u rikthye në vitin 2000, këtë radhë për të promovuar lokalin e vet modern me të gjitha paisjet e nevojshme, me kapacitet 200 vende.
Tani me emër, me nam të mirë si kuzhinier klasi, bëhet mbështetje për cdo familje libohovite dhe institucionet vendore në organizimin e dasmave,ditëlindjeve, aktiviteteve argëtuese të shkollave, etj.
Kontakton me agjencitë turistike dhe institucionet kulturore të qarkut e të vendit të cilat prenotojne që më parë për mengjeset, drekat dhe darkat, festat kolektive e tryezat per njohjen e kulinarisë libohovite. Ndërkohë merr pjesë dhe mbështet rregullisht edhe aktivitetet e kulinarise tradicionale ne rrang qarku ku në disa prej tyre vlerësohet edhe me vend të parë për gatime të traditës dhe cilësore, me shije,armoë të mirë dhe të shëndetshme.
Po përse dallohet “kuzhina” e tij?
Ajo dallohet per gatimet tradicionale libohovite me prodhime bejqesore e blektorale te zones, me gatime të tilla si:
Mish qengji dhe keci ne hell,kukurec, mish i pjekur ne furre, lakror me mish kokoshi dhe mish dashi, byrekë e djathë dele, me lakra, sarma, qifqi, ëmbëlsira si pepek me djath dele të njomë, katmar, bakllava, revani, hasude, kabuni, etj.
Në lokalin e tij produktet janë bio, ashtu rakia e rrushi dhe verë tradicionale të prodhuar vet, pekmez mani dhe rrushi, etj.
Personalitete shtetërore vendase e të huaja lokalin e tij e prenotojnë vazhdimisht për cilesinë dhe vecorinë e ushqimit.
Fjalët e mira për gatimin, cilësnë e ushqimeve dhe sherbimin shembullor, i ka dëgjuar nga përsonalitete të politikës, të artit e të kulturës, nga familjarët dhe individë që kanë pushuar dhe kanë frekuentuar restorantin e tij.
Ja si është shprehur Alket Islami:
Një mjeshtër i palodhur i kuzhinës së Libohovës që të nderon në të gjithë rrethin e Gjirokastrës! Sedat Isamilati epiqendër dhe promocion i Libohovës së re!
Me mbresa shumë të mira janë larguar nga Libohova edhe grupet turistike, Misset shqiptare dhe nga Bota, artistë e gazetarë, nëpunës të shtetit dhe vizitorë që kanë shijuar gatimet e kuzhinier Sedatit, në vecanti mishin e pjekur, lakrorin me kokosh shtëpie, ëmbëlsirat e traditës libohovite etj.
Pas pak, në faqen tonë po hedhim recetën më të preferuar të tij lakror me kokosh shtëpie që dikur e pëlqente edhe Shanishaja, motra e Ali Pashë Tepelenës dhe që sot kush dëshiron e shijon në restorantin e mjeshtrit te kuzhinës shqiptare Sedat Ismailati.