Prof. Dr. Valter Memisha Prezanton Librat më të Fundit të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë
Ne profilin e tij ne FB ai shkruan:
Të nderuar miqtë e mi dhe të Albanologjisë, përshëndetje. Ju njoftoj se dolën në qarkullim 6 vepra të reja, të hartuara nga punonjës shkencorë të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë apo bashkëpunëtorë të tij.
Së pari, falënderoj në mënyrë të përdalluar autorët, si dhe gjithë punonjësit që i përgatitën ato për botim.
Mirutakofshim me botime të tjera në të ardhmen e afërt!
Me respekt,
Prof. dr. Valter Memisha
Drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë