Sot është 75-vjetori i çlirimit të qytetit të Gjirokastrës nga pushtuesit nazi-fashistë.
Ceremoni me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës u zhvillua tek varrezat e Dëshmorëve të rënë për atdheun.
Në ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë e familjarë etj.
Kryetari i Bashkise Flamur Golemi me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës nderoi partizanët e mbetur ende gjallë në qytet.
Ata janë Pandi Llukani, Vaso Cici dhe Metush Mecillari.
Ktyebashkiaku Golemi shperndahu nga një Çertifikatë mirënjohjeje për secilin prej tyre, ndërsa për Nurie Çiçon që jeton në Tiranë Bashkia Gjirokastër dha titullin “Qytetar Nderi” dhe falënderime për sakrificën që bënë në moshë fare të re në emër të lirisë së Gjirokastrës dhe mbarë Shqipërisë.
Ditën e djeshme u zhvillua dhe aktiviteti “Stafeta e Lapidarëve”, nga busti i dëshmorit të parë të Gjirokastrës, Muzafer Asqeri, në memorialet e lagjeve ku u vu re vendosja e shalleve te pionierit.