in

1 Maji në Gjirokastër – Si Festohej ndër Vite kjo Festë në Pikat Turistike!

1 Maji në Gjirokastër, ne kohen e Zogut, festohej me protesta dhe shëtitje, ndersa pas vitit 1944, me manifestime, mitingje dhe shetitje masive me ndërmarrje, familje e shoqëri.

Me familje “për të ngrene e për të pirë” siç thuhej, shkohej ne vende te gjelberuara e me hije; të Pazarit te Vjeter ne “parkun” poshtë kullës së sahatit në rrugën e nënkalasë, të Manalatit ne Leknjas dhe Teqenë e Zallit, te Dunavatit ne Kecullë, Palorto e Varosh tek kodrat e Teqesë së Baba Manes etj.

Për vite me radhë, pas manifestimeve, metingjeve dhe parakalimeve te klasës punëtore, rinise shkollore e femijeve, në Fushen e Vjetër të Sportit dhe Sheshin e Çerçizit, festa e 1 majit vazhdonte në vende te preferuara me argëtime, ushqime dhe lodra në Këcullë dhe Parkun e Viroit.

Banorët e Gjirokastrës, edhe për këtë vit kanë zgjedhur të festojnë “1 Majin” në parkun e bukur të Viroit dhe në Këcullë, disa me familje edhe jashte Gjirokastrës, si ne Libohovë, Lunxhëri e Dropull.

Ndryshe nga vite më parë që mërrnin “buke me vete”, shëtisin në natyrë dhe pastaj drekojnë me familje ose shoqëri në restorante.

What do you think?

Written by admin

E Pathëna e Puthjes së Parë të Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me Ajolën!

Ramadan Shehu – Mjeshtri i Punimit të Drurit që Çeli Zdrukthtarinë e Parë në Gjirokastër!