in

Ëmbëlsira Tradicionale që Konkuron Bakllavanë – Ja Receta Autentike Gjirokastrite e Dhíples, zbuluar nga Mikja e Faqes sonë Afërdita Çarçani Deliu!

Mikja e Faqes sonë Afërdita Çarçani Deliu i përgjigjet kerkesës tonë pë te treguar receten e saj për dhíplen:

 

Një tepsi me Dhiple ka veshtiresi per t`u bërë! Ata qe thone se eshte me e lehte se bakllavaja e kane gabim.

 

 

Ja si behen:

Në 2 kg miell për të zënë brumin duhen 10 kokrra veze. Nga keto hidhen vetem dy kokrra me gjithe te bardhat dhe 8 kokrrat e tjera hidhen vetem te verdhat e vezeve. Gjithashtu hidhen dy filxhane kafe vaj ulliri dhe 1 filxhan kafe uthull që peta të behet e shkrifet.

 

Brumi zihet duke e punuar edhe me grushte, i hidhet ujë i ftohtë në temperaturë normale pra jo i ngrohte dhe aq sa ka nevoje brumi.

 

Në momentin kur brumi eshte zene e lyejmë me vaj ulliri lart e poshte, punohet e pastaj ndahet ne copa copa dhe vendosen ne tepsi te mbuluar siper me peshqirë të lagur e te shtrydhur mire, deri 2 orë. Kjo duhet bere edhe per brumin e byrekut!

 

Kur te vijë brumi i marrim dhe fillojme e i hapim me petës ( okllai). Cdo petë përgatitet sa me e holle dhe do kujdes që të mos grisen duke perdorur dhe pak niseshte.

 

 

Per dy kg miell duhen dy kg arrë të mira ashtu dhe gjalpi me cilesi dhe me aromë.

 

Peta e sapo hapur sperkatet me gjalp ashtu bejme edhe me tjetrën, peten e dyte që mbi te hedhim siper arrat e shtypura te perziera me pak sheqer qe i kemi në një tas. Pastaj peta paloset në të kater anet e saj e del ne forme drejtekendëshi dhe duket si nje zarf i madh. Spërkatet përsëri me gjalp e pastaj mblidhet duke e rrotulluar por jo shume forte dhe vendoset duke e rrotulluar ne mesin e tepsise!

 

Keshtu vazhdohet duke hapur nga dy pete derisa te mbushet tepsia! Bëhet prerja në madhesine qe duam dhe e sperkasim me gjalp dhe ne çdo prerje.

 

E pjekim ne temp.150 gradë.

 

 

Kur dhiplja merr ngjyre te lehte te verdhe si flori tundim taven. Nëse dhiplja lëviz ne pjesen e poshteme duhet te jete pjekur. Gjithesesi ngrejme nje thele te saj me pirunë dhe e shohim që edhe nga poshte duhet te kete ngjyre te lehte floriri.Në rast se nuk e ka duhet lene edhe pak. Por kujdes, nuk duhet te skuqet por të ngelet ne ngjyren e floririt!

 

Sa per sherbetin duhet te mos trashet dhe mbi te shtrydhet gjysëm kokër limon ndersa lekuren e gjysmes e hedhim ne sherbet pa u bere, për arome.

 

Sherbetit i hidhet gjithshtu edhe pak vanilje.

 

Për aromë disa amvisa ne vend te lekures se limonit hedhin gjethe barbarozi.

 

What do you think?

Written by admin

“Tani ke dhe Ti Pemën tënde” – 50 Vjetori i Shkollës 9 Vjeçare “URANI RUMBO” Festohet me Mbjelljen e 50 Pemëve nga Nxënësit!

Tirandat – Si visheshin Burrat e parë dhe të Sotmit, Dr. Xhumbi i syve e të tjerë…