in

Kujtojmë Shkrimtarin e Shquar për Fëmijë Tasim Gjokutaj në 20 vjetorin e ndarjes së tij nga Jeta!

Në kopshte e shkolla të Gjirokastres po dhe gjetkë, kane filluar pergatitjet per te kujtuar dhe nderuar me aktivitete perkujtimore e kulturore jeten dhe vepren e shkrimtarit te shquar per femije Tasim Gjokutaj me rastin e 20 vjetorit te ndarjes se shkrimtarit nga jeta.

 

 

Gjirokastra Online fton miqtë e dashamirësit, prindërit e fëmijët të shprehin mendime, vleresime, kujtime e të dergojne foto që ndiçojne dhe pasurojne jeten dhe vepren e shkrimtarit.

 

 

Kujtojmë se shkrimtari Tasim Gjokutaj lindi ne fshatin Kuç të Kurveleshit në vitin 1944 dhe ndërroi jetë në 12 prill 1998, në Gjirokastër.

 

Rridhte nga një familje me tradita atdhetare, arsimore, kulturore e liridashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa ciklin e lartë të shkollës shtatëvjeçare dhe të mesmen në Gjirokastër. Po këtu u diplomua për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin “Eqrem Çabej” (ish Instituti i Lartë Pedagogjik trevjeçar).

 

Për pak kohë dha gjuhën e letërsinë në shkollën shtatëvjeçare të Libohovës, ku punoi me përkushtim si mësues dhe edukator i brezit të ri. Veçanërisht punë të lavdëruar ka bërë gjatë shumë vjetëve që punoi drejtues i bibliotekës së fëmijëve në qytet, ku zhvilloi veprimtari të shumta e të ndyshme për propogandimin e leximin e librit dhe për zhvillimin e talenteve të reja në fushën e letërsisë.

 

 

Më pas Tasim Gjokutaj dha leksione për letërsinë për fëmijë në Universitetin “Eqerem Çabej”, ku ndihmoi edhe për zbulimin e përparimin e talenteve në fushën e letërsisë për fëmijë e të rritur, një pjesë e të cilëve sot janë shkrimtarë të njohur.

 

Gjatë vjetëve që punoi pedagog Tasim Gjokutaj u mor edhe me punë shkencore, frut i të cilave janë dy librat me leksione e studime: “Lirikat e dasmës gjirokastrite” dhe “Letërsia për fëmijë-1”, për të cilat mori edhe titullin “Doktor i shkencave filologjike.”

 

 

Ka botuar pothuajse 30 libra me vjersha dhe poema humoristike për fëmijë, me të cilat është bërë një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë për fëmijë në këtë fushë, dhe një nga emrat më të dashur e më të kërkuar për fëmijët.

 

Në krijimtarinë e vet Tasim Gjokutaj i është drejtuar dhe skenës së fëmijëve, për të cilën ka shkruar shumë pjesë për kukullat, disa librete estradën për fëmijët e të rriturit, por edhe tekste këngësh që janë kompozuar e kanë marrë edhe çmime në festivale të ndryshme.

 

 Shkrimtari dhe Mesuesi Tasim Gjokutaj me grupin letrar të shtepise se pionerit, viti 1985.

Gjirokastra online do te takohet perseri me ju, te dashur miq, për të treguar dhe me shume per jeten dhe krijimtarine e shkrimtarit Tasim Gjokutaj.

 

What do you think?

Written by admin

Timo Flloko në Shtëpinë e Kadaresë – Promovon Librin e Tij “Kërcim në Bosh”, dhe ka këtë Prononcim për Teatrin Kombëtar!

Kisha “Monument Kulture” 558 Vjeçare e Fshatit Kosinë të Përmetit, Vlerësuar si “Ndërtimi i Vitit 1460” nga Arkeologët Çekë!