in

Miqtë e Gjirokastra Online – Muzikanti Anastas Lako që Ndërron Instrumentet si Mbreti Gratë!

Anastas Lako është brezi i dyte i nxenesve te shkolles te muzikes se Gjirokastres qe u çel ne vitin 1968.

 

Studioi per violinë dhe më vonë u diplomua edhe në degen gjuhe e letersi në universitetin “Eqerem Çabej” dhe per kitare ne Greqi.

 

 

11 vjeç merr pjesë si instrumentist ne festivalin e femijëve dhe me pas nuk iu nda muzikës dhe instrumenteve.

 

 

Në vite ka qënë pjesëmarres ne formacionet baze te muzikes ne qytet si dhe udhëheqës artistik në 6 festivale nderkombetare te organizuara nga Bashkia Gjirokaster; zgjedhjen si profesionist per muziken ne dramat, komedite dhe pjeset teatrale per femije në teatrin profesionist “Zihni Sako”.

 

 

Eshte pjestar i festivalit folklorik kombetar me orkestrinën e Dropullit.

 

Si kompozitor ka kenge per femije te cilat kendohen gjate nga vogëlushet.

 

 

Puna e tij e fundit eshte kenga “Vallja me duartokitje” e cila si thote Anastasi nuk ka gezim familjar qe te mos kërcehet.

 

Dinamika, popullariteti dhe levizjet e bukura te valles, sigurisht dhe interpretimi i tekstit e kane nxitur te kete s’afermi ne treg nje valle tjeter shume te bukur per artdashësit.

 

 

Ajo që e dallon Anastasin në veprimtarine e tij eshte se luan ne disa instrumente.

 

Ne orkestren simfonike te qytetit ka luajtur viole, instrument që pak instrumentistë luajne pasi kane mbaruar per violine.

 

 

Ka luajtur dhe kompozuar 2 valle me motive te veriut ne Ansamblin “Çerçiz Topulli” me çifteli, instrument i rralle ky per jugun e Shqiperise.

 

Pasioni i tij për instrumentet nuk mbaron me kaq. Me vullnet dhe pune ushtrohet edhe ne nje tjeter instrument, ne buzuk dhe merr pjesë ne veprimtarinë kombetare “ Nata e muzikes Greke” ne TV Klan.

 

Ne orkestren frymore te qytetit e shikojme me nje tjeter instrument, me tamburo militare.

 

 

I pyetur per projektet e se ardhmes, me modesti pergjigjet:

 

“Deshira dhe aftesia nuk mungon, me shperblim minimal do punoj maksimalisht per te sjelle prane njerezve ate qe ata duan dhe presin nga une.”

 

Krahas muzikes Anastasi ka shkrime plot “thumb” si thote ai ne gazeta humoristike, ku spikat humori i holle dhe fin.

 

 

Si mik i komunitetit që po rritet cdo dite Gjirokastra Online, premton te kontribujoë me shkrime humoristike.

 

 

Punen dhe mundin shumëvjeçar Anastasi e percjellë te të rinjte qe duan muziken te qendra kulturore “Tsakalof” qe prej shume viteve jep mësim.

 

 

What do you think?

Written by admin

Çomlek me Mish Lepuri – Gatimi Tradicional që të bën të Lëpish Gishtat!

Hadër Mevlani – Kush e Zbuloi Poetin Gjirokastrit, dhe ç`ka Thënë për Fjalën e tij Poetike Flamur Fulia!