in

Hadër Mevlani – Kush e Zbuloi Poetin Gjirokastrit, dhe ç`ka Thënë për Fjalën e tij Poetike Flamur Fulia!

Hader Mevlani është inxhinieri gjeodez i qytetit te Gjirokastres me zyre ne Qafë të Pazarit.

 

Poezinë e ka shkruar që i vogël.

 

Në 8-vjecare mësuese e letersisë Tonine Hido e zbuloi si talent dhe në një nga librat e saj ka shkruar:

 

“Hadër Mevlani dallohej për qetësinë, seriozitetin e talentin krijues”.

 

Hadër Mevlani shkruan për vete, për kënaqësinë e shpirtit ashtu dhe për botë, miqtë e lexuesit në Gjirokaster, Shqiperi dhe diasporë.

 

 

Me disa libra me poezi është nderuar edhe me çmime.

 

Seri, siç i kane folur ne gjimnaz e i flasin dhe sot miqtë e tij, shkruan ndryshe e eshte i vecante ne tematikë, të parën, subjekt të subjekteve, ka dashurinë për Gjirokastrën, e pangjashme dhe e pakrahasueshme po jo e pa zbuluar nga ai, me të fshehtat dhe realitet e saj te trazuara si vete shpirti i paqetë e i pa lumtur i poetit, me dhimbje e “rebelime”.

 

Ja një strofë nga poezia “Jam djalosh i poezisë”:

 

Dhe nga gjithe ndjenjat njerezore,
Trishtimin quaj me fisnik,
Vec poezise i pergjerohem,
Se vec ajo nuk me braktis !…

 

Poeti Hadër Mevlani, i hapur, në jetë e në poezi, që në fjalën e parë me të kupton se në kokën e tij gjithshka rrjedh ndryshe, koha edhe jeta. Kjo kuptohet edhe ne poezitë që shkëputem nga profili i tij ne fb ku miqtë e lexuesit kane shprehur mendimet e tyre.

 

Ja disa prej tyre:

Kur isha i vogel …
………………………
Kur isha i vogel,
Prinderit, edukatoret, mesuesit,…
Me kane mesuar ” te sillem mire,..
Te behem djale i mire ,…”te mos bej te liga !…”
……………………………………………………………
Dhe ja, me se fundi une u rrita,…
Sic me mesuan ata ,…- por kur u rrita,
Pashe se “te gjitha te ligat ” ishin bere,….
– s`kish mbetur asnje, per mua !?…
……………………………………………………………..
Tani , thomeni : c`te bej une ??!…

1993

Komente:
Lorenc Bega: Bëj si të kanë mësuar…mos bëj se çfarë sheh.
Bonna Karamano: Big like…po ne qe sillemi mire na e fusin sa krahu sot.
Romeo Nazarko Tani qe u rrite vazhdo bej te mira si gjithmone

Muhedin Çami : Mos u bej i lige!
Xhuli Qirici : Te ngelesh gjithmonë i mire!

Frosina Muci : Hader, mos vdeksh kurre!!!
Valentina Kociu: Te jesh djale i mire ashtu si te ka hije !
Jak Suli : Ti mbrapshtina ke bâ e vazhdon me bâ, se s’ rri rehat…
Jak Suli : P.sh. Poezia ” 3 Patat “.
Llambi Dilo : Vej kandidature per ku te jete.
Bujar Shllaku : Hader siq thotë Jaku ti i mbrapsht ke qene gjithmon po skena kohe me ndreq mbrapshtinat andaj vazhdo po qa kok siq thishte nje shok hiq mos qaj kok (Jaku)
Mona Hormova : ëoë sa mire qe paskan mbaruar te gjitha ” te ligat”!
Keshtu e ke me te lehte te besh te mira! Hahaha ….
Hlias Ylli Habipi : Përshëndetje si gjithmon ngelesh i respektuar .
Nuk mund të harroj hartimet e tua që shkruheshin në vjersha!
Lisa Dudumi: S` me pelqen nostalgjia, kur ju jeni i Ri e tani duhet te jepni me teper per kete popull.Duhet te beheni drejtues e sa me shpejt te filloje puna e mire dhe e mbare.

 

Letra e larget…
Zarfi i larget, me vija,
Dhe shkrimi yt permbi leter,
Dhe brenda fotografia,
Limani ku prehem i vetem !..
…Me merrte malli,- e shihja
Fytyren tende plot derte,…
Por syte, – nga fotografia,
Kerkojne sidoqofte, te te gjegjem !?…
Kerkojne sidoqofte, nje pergjigje,..
Por ajo do vonohet pak,
Se une e kam mbyllur ne shishe,
Ta kam nisur me detin me dallge,…
Te lutem, ti dil ne mengjese,
Dhe prit te mberrije shishja ne breg,…
Me celulare, internete,
Mos vuaj,…mos merr e mos jep !….
………………………………………………
Une, flokeve te tua me vija,
Dhe syve te tua me derte,..
Ju them nga fotografia :
“Mos eja, – se do behesh konkrete !!!…”

Komente:

Kozma Kaftani: Poooo, ndodh edhe keshtu …dhe ne qoftese shishja ne liqenin e Janines do te vije, prap qëllimit do t`ja arrije ,, e goditur…letra e larget…
Rita Begaj: Ka perfunduar koha e romantizmit….sh e arrire, komplimente Hader!
Mihal Hroni: Po po Hader, me vure dhe mua ne mendime…A thua se tani ne kete moshe “trembemi nga ndonje konkrete ???…”
Flamur Fule: Keshtu mendoj edhe une.
Me mire mos behet konkrete
Se fillojne e dalin difekte.
Andoneta Aliko: Shume e bukur dhe romantike por kesaj i thone dashuri platonike.
Lorenc Bega: E Hadër,e vjetra nuk vdes kurrë, ecĕn ngadalë, por e sigurt.

 

Poezi nga vellimi poetik “Bersi poetike”,botuar ne vitin 1998.

Une jam djalosh i poezise …

Une jam djalosh i poezise,
S`e luan topi fare,
S`jam sorollop me batakcinjte,
Se s`kam mare honorare !…
Muzën e kam mikeshe per shpirt,
Se nuk me ka braktisur,
Braktisin grate, shtetet, miqte,…
Braktis… dhe vete braktisja !….
………………………………………
Une jam djalosh i poezise,
Askush s`ma mohon dot,
Kam njezet vjete qe shkaravis,
Dhe s`kam botuar strofe ! ?…
Se vjershat i sajoj sic dua,
Sic me thote shpirti im,
Poshte normat,- u cfarroste me sua
Kritiku me i mire !!!…….
………………………………………..
Do mbetem djale i poezise,
Dhe ne me dalcin thinja,
Kurre s`do t`i dua qeverite,
Sadoqofshin te mira !….
………………………………
Dje s`me botonin se s`levdoja,
Sot s`me botojne se nuk shaj,…
Te mundurit do vjersha ime,.
Me teper se cdo fitimtar !…
Dhe nga gjithe ndjenjat njerezore,
Trishtimin quaj me fisnik,
Vec poezise i pergjerohem,
Se vec ajo nuk me braktis !…
………………………………………
Une jam djalosh i poezise,
S`e luan topi fare,
Me ca si vehtja llomotis,
Per qejf,- s`pres honorare !…
Dt.29.04.1991

Komente:

Xheni Mevlani: Po te lumte o dajo! Ti gjithmone krijon poezi dhe vepra shumë domethenese dhe shumë te bukura! Nuk je vetem arkitekt po je dhe shkrimtar e poet shumë i zoti! Je i gjitheanshem! Shkelqen ne te gjitha fushat! Po na habit cdo dite e me shume! Lum fisi qe te ka! Lum gruaja dhe femijet qe te kane! Lum ne per ty qe te kemi! Ti je krenaria jone! Je Ismail Kadareja i ardhshem! Te lumte!

 

Kujtoj, kujtoj nje muzg pranvere !…

Kujtoj, kujtoj nje muzg pranvere
Kur trupi yt i bardhe – hata,
Ma mbushte dhomen gjysemterre
Sa njeqind llamba te medha !…
Dhe them te plas me vehten time,
Se – ndersa prape ne krahe te mbaj,
Sikur s`po shoh aq shintilime,
-Si nje kandil i zbehte me vaj !?…..
O bukuria t`eshte zbehur,…
O syte e mi jane bere miope,…
O mijera muzgje qe kane rrjedhur,…
Se ndryshe,- c`eshte ky paradoks ?!…
…………………………………….
Kujtoj , kujtoj nje muzg te bruzte,
Kur trupi yt i bardhe – myzhde,
Ma mbushte jeten e vakumte,
Sa njeqind stina me hare !!…
1994

Me jep kujtim nje puthjen tende !…

Me jep kujtim nje puthjen tende,
Qysh lashte e kam pase hake ta mar,…
T`i shpiem gjerat neper vende,
Duke i lene ashtu sic jane !…
1995

 

Himne vjeshtore
———————–
Vjeshta eshte dhe nuk eshte e gezuar,
Keshtu jam dhe une, – nga ky shkak,
Ajo pret shkollaret, me libra ne duar,
T`i uli ne banke !…
Mirepo shkollaret, s`e dine ku po hyjne :
Gishtat do bejne me mellan,…
Ku do ta gjejne pasketaj feminine ,
Kete , te qarte nuk e kane !?….
Vjeshta eshte dhe nuk eshte e trishtuar,
Keshtu jam dhe une, – si ajo,
Jeta- kalvar i pambaruar,
Hyn, – por nuk kthehesh me, jo !…
…………………………………….
Vjen, dhe nuk vjen ti vjeshte mengadale,…
Lumi rrjedh, – dhe nuk rrjedh,…
Era fryn, – dhe s`degjohet fare,…
Plepi- zverdh, …dhe nuk zverdh !…
1998

 

Une, Babai, dhe lumi…

Me lumin,- jemi miq te vjeter,..
Me shume se kaq, … me shume ,…
Ai,- si une, ka shume seder,…
Une,- si ai :”pune lume ” !…
Im ate me merrte shpesh me vehte,
Kur vente per peshkim,
Mbi nje sedilje biciklete,
Afer asaj te tij,…
Mbi nje sedilje,- si per kukull,
Me nje mbulese llastiku,
Ja kish ujdisur nje shpirtbukur:
Usta Sokrat Bajniku !…
Im ate ne lumra ishte rritur,
Qysh kur femije ish `
Nena e la jetim, te mitur,
Si qengj mes ujqerish !…
Me thoshte : Kije xhan ti lumin,
Se eshte per fukarane,…
Se te perkund, kur s`te ze gjumi,
Dhe lotet t`i shpelan !…
Dhe mbi shelgjishte, kur del hena,
Dhe valen llamburit,
Ato qe nuk t`i tha dot nena,
Hena t`i murmurit !…
Me peshq e zogj te eger lumi,
Shiko – mbajta shtepine,…
Kur me merziste firauni,
Ne lume gjeja lirine !…
Prandaj ti lumit mos ju ndaj,
Se lumi gjith`nje rrjedh,….
Atje gjen nenen dhe babane,…
Gjen pulsin neper deje !…
Ne do qe koken mos ta ulesh,
Dhe bijte t`i kesh te lire,
Mos ju ndaj vales edhe shkumes,
Qe s`rresht se uturire !.
……………………………………….
Prandaj une lumrash bredh gjithmone,
Dhe pse i thinjur jam,
Se gjaku ne aorte me shpon,…….,
Se… kam mall per Babane !!…

Artur Çuli; O bukuria t`eshte zbehur,…
O syte e mi jane bere miope,…
O mijera muzgje qe kane rrjedhur,……

Komente:
Rita Begaj: U perlota kur lexova poezine per babane Hader, je i madh miku yne! Perqafime!
Leonard Bala: Miku im…nje e nga nje qe ti pertipim mire e ti shijojme….ashtu sic bejmë me gjerat e mira te kesaj bote .

 

What do you think?

Written by admin

Miqtë e Gjirokastra Online – Muzikanti Anastas Lako që Ndërron Instrumentet si Mbreti Gratë!

Bora Portokalli – Fenomeni i Çuditshëm që po Pushton Europën!