in

Peshkimi/ Sporti i pëlqyer edhe nga aktorët e Gjirokastres. Regjisorët Dhimo Dhima, Bernard Kokalari e të tjerë në gjuetine e peshkut…

Sporti i peshkimit ka qënë hob për Dhimo Dhimën, skenarist dhe regjizor i Estradës Profesioniste te Gjirokastres.

 

Dhimua e donte lumin dhe njihte me pëllëmbë cdo vend ku gjuante dhe cdo lloj peshku që gatuante ne disa menyra, të diganisura dhe tavë më shumë, me qepë e hudhra, karrotë, limon, majdanoz, specë e domate, dafinë, pak kripë e piper.

 

 

Ai shquhej ne grupin e aktorëve që merreshin me këtë lloj sporti të pëlqyer edhe nga shume nëpunës të qytetit ku shquheshin ish-drejtori i Radio Gjirokastres e me pas Sekretar Komiteti Nuri Kokona, zv/kryetari i komitetit te Rrethit Jani Boshnjaku etj.

 

Konkurentë në grupin e artistëve Dhimua nuk kishte po ne këtë sport i afrohej regjizori i teatrit profesionist Bernard Kokalari.

 

 

Nga frekuentimi i lumit, Bernardi filloi pas shfaqjes se pare te drames “Shokët” që vuri në skenë në vitin 1968 dhe ka pranuar se peshkimin, këtë “mikrob”, e ka “dhuratë” nga Dhimua. Ai e mori me vete dhe nuk ka hequr dorë dhe sot se, sa vjen me pushime në Gjirokastër nga Amerika, mbledh veglat dhe për mall, nostalgji e peshk bashkë, del nga Ura e Subashit.

 

Në ato vite, në peshkim ndërronin vendet e gjuajtjes po jo rolet, aty edhe bisedonin per temat dhe subjektet, edhe për “peshqit e mëdhenjë” të asaj kohe, nëpunës burokratë që, ashtu si peshqit, i futnin ne rrjeten e humorit dhe satires që artistikisht i pasqyronin në pjesët që shkruanin dhe vinin në skenë.

 

“Zure ndonje peshkë të madh?!”– pyesnin dhe ngacmonin njëri tjetrin.

 

Sportin e peshkimit e pëlqenin dhe frekuentonin edhe aktorët e tjerë të estradës dhe teatrit profesionistë të Gjirokastrës si Teli Stefani, Polo Ndreu, Izet Mato, Nikolla LLambro, Fane Bita, Niko Dhoska (Komisari) etj.

 

 

Dilnin dhe 2-3 here ne jave për të gjuajtur. Paisjet e peshkimit i merrnin me vete dhe kur delnin turne me shfaqje ne rrethe. Kështu vepronin dhe aktorë të Teatrit Kombëtar, me Kadri Roshin në krye kur vinin për të dhënë shfaqje në Gjirokastër. Bëheshin bashkë dhe gjuanin në Drino e në Vjosë.

 

Ka ndodhur/ Nga mungesa e mjeteve ne rruge, kur gjuanin ne Subash apo ne Vjose, shfaqja ka filluar me vonesë dhe është justifikuar me mungesën e “dritave elektrike”.

 

 

What do you think?

Written by admin

Lajm Surprizues – Lojtari i Luftëtarit në Kombëtare! Kristian Panuci përzgjedh Kristal Abazaj për ndeshjen me Norvegjinë!

Miqtë e Gjirokastrës – Kush është Japonezi që Financoi 120.000$ për Rikonstruksionin e Shkolles së Mesme Profesionale në Gjirokastër!