Kete radhe nuk po e tregojme se kush e ka pergatitur receten e radhes, pra kaurma me te brendshmet e qengjit.
Dhe ja sepse:
Do deshironim ta gjenit vete se, ne faqen tone, ajo eshte nga specialistet qe, edhe pa bere kurs per kuzhiniere, eshte e suksesshme, njihet dora dhe cdo gatim i saj. Me dashuri e pasion zbaton traditen ne gatime, te kuzhines gjirokastrite.
Njihuni me receten dhe provoni ta gatuani!
Ja receta:
Pasi lahen te brendshmet e qengjit vendosen ne tenxhere me uje ku hidhet vaj ulliri,nje tufe e vogel sallate jeshile e prere ne copa te medha, nje tufe e vogel qepe te njoma te prera holle, majdamoz e koper e njome, pak kripe dhe ziejne ne zjarr te ngadalte.
Pasi te jene zier presim melcite ne copa te vogla i hedhim serish ne tenxhere si dhe hedhim nje filxhan kafeje me oriz, pak salce si dhe pak kripe e piper.
I vendosin serish derisa te ziej orizi. Para se ta heqim nga zjarri i hedhim dhe pak gjalpe .
Kaurmaja sherbehet e ngrohte.