Sot urojme per Dtelindjen Dr. Xhumbin e syve , te kete shendet e jete sa te doje, 100 e me shume, me gezime e lumturi!
Eshte rasti bashke me urimet te kujtojme rrugetimin e tij ne keto 77 vjet , te mesoni dhe cfare nuk dini nga vitet e para te femijnise kur ishte nxenes i pesave ne bangat e shkolles 7 vjecare 29 Nentori sot „Cajupi“, kur shkonte ne shkolle me nje pallto gub te gjyshit te sjelle nga Amerika qe e merrte osh dhe kur binte shi me te mbuloheshin edhe 3- 4 veta, moshatare te lagjes Pazar i Vjeter.
Pastaj nje ngjarje kur mori lajmin nga instruktori i atyre viteve , mesuesi i njohur, me kontribute ne arsimin gjirokastrit, i paharruari Qirjako Hila qe, ne komisionin e te drejtave te studimit kishte ngulur kembe qe ish-nxenesi i tij i pesave e meritonte te ndiqte shkollen e mesme mjekesore.
Per cilesite si nxenes do te shkruante per te jo me larg se dy vjet me pare edhe mesuesja veterane e arsimit, e mira dhe e paharruara Pranvera Karagjozi, qe nxenesin e saj do ta vendoste ne nje radhe me mjeket e shquar te qytetit ne mbrojtje te pacienteve me probleme ne syte e ballit.
Le te kthehemi prapa ne vitet studentore nga te cilat doli i „shperblyer“ vetem me 10 ne listen e notave dhe qe pas emerimit, ne vend qe te merrte rrugen drejt vendlindjes, Tirane- Gjirokaster, jo se ngaterroi linjen, por ate Tirane- Kukes duke u pozicionuar mjek i pergjithshem ne Zapod te Kukesit, fshat i larget, malor dhe kufitar ku sherbeu mes veshtiresive te natyres dhe krizes se thelle ekonomike te banoreve per 10 vjet me radhe po me dashuri dhe pasion, sa dhe sot banoret e Zapodit dhe fshatrave rreth nuk e heqin nga kujtesa „ doktorin nga Gjirokastra“.
Edhe ketu ai nuk hoqi dore nga librat, nga studimet, i mbeshtetur me leterature mjekesore nga miku dhe bashkegjirokastriti, doktori i njohur Reiz Baboçi ne spitalin rajonal te Kukesit.
Pas transferimit me „ njemije e nje kerkesa“ si thone ne Gjirokaster, emerohet zv shef i shendetesise ne aparatin e Kom. Ekz. te rrethit dhe pas nje viti specializim per syte ne Tirane fillon pune ne kliniken e syve te spitalit rajonal nenkujdesin dhe mbeshtetjen e sinqerte te doktorit te njohur Adem Harxhi.
Ne keto vite veprimtari profesionale por dhe studimore, se ka tani gati per botim edhe nje fjalor mjeksor ne sherbim te studenteve dhe specialisteve te mjekesise me afro 1000 faqe, nuk i eshte ndare klienteve edhe nje dite te vetme, ne sy, vemendje dhe vleresim te tyre, me rol teper aktiv ne jeten e Gjirokastres dhe dy qyteteve, Tepelene dhe Permet.
Mijera vizita dhe afro 12 mije operacione kirurgjikale qe ka kryer, vazhdimin e sherbimit edhe ne moshe qe eshte sot, te reduktuar ne shtet, me shume ore ne kliniken private po dhe dite te javes ne Permet, cuditerisht na vjen ne mendje vleresimi , me shaka sigurisht, qe perserit Mihallaq Çapullari, miku i tij, inxhinieri i njohur i pyjeve, tani ne pension, kur „ mblidhen“ pas vizitave se ” me kontributin e Dr. Xhumbit gjirokastritet e permetaret shohin dhe me mire naten se diten“.
Dr. Xhumbi Gezuar Ditelindjen, festofsh dhe 100 vjetorin, me shendet dhe lumturi! – nga gjirokastraonline.