Bathet jane teper te shendetshme dhe nuk kane kalori. Ato mund ti pergatisim ne menyra te ndryshme.
Kjo recete qe ne te gjitokastraonline do iu tregojme sot eshte nje recete e vjeter.
Na duhen
Qepe e njome e grire imet
250 gr mish vici te prere te vogla ose mish te grire sipas deshires tuaj
nje hudher
bathe te pastruara
4 kumbulla jeshile, ky eshte ingradient sekret sepse i jep shume shije
domate te fresketa te prera
kripe, piper, spec i kuq
majdanoz
dy luge miell
vaj ulliri
Pergatitja
Hedhim tre luge gjelle vaj ulliri, me pas i shtojme te prera qepen e njome me hudhren. I kaurdisim dhe i shtojme mishin te prere ne copa te vogla. Mbasi marrin valen e pare u shtojme domatet e grira imet . Gjate kesaj kohe mishi zbutet dhe ne i shtojme bathet, piperin e zi dhe piperin e kuq gjithashtu edhe kripen. U hedhim uje dhe i leme qe te ziejne gati 15 min. ne nje ene tjeter hedhim dy luge miell. Pasi i kemi dhene nje skuqje te vogel miellit i shtojme uje te ftohte. E perziejme qe mielli mos te ngeli kokerr. Kete mase e shtojme tek bathet. Te gjithe masen e shtojme ne tave dhe siper saj vendosim disa kokra kumbulla te prera ne mes. E pjekim per 30 min ne 180 grade.
Shijojeni