Duke cfletuar shtypin e viteve 1926 e larte mesojme se komuniteti hebrej qe jetonte ne Gjirokaster ishte plotesisht i integruar dhe gezonte marredhenie te shkelqyera me popullisine vendase ashtu dhe me titullaret e organeve te pushtetit lokal.
Keto marredhenie kane qene shume miqesore ne vitet kur kryetar bashkie ishte Bajo Topulli i cili i priste dhe i takonte ne vendet e tyre te punes, u shkonte ne familje per te “pleqeruar” me ta problemet qe mund te kishin si dhe ne raste festash i uronte dhe me mesazhe.
Ne shtyp, gjenden mesazhe te tilla te shkruara nga Bajo Topulli, si:
” Me rastin e festes suaj ju uroj familjarisht gezuar e lumturi zoti Jakov Batino,zoti Ilia Vituli, zoti Josef Benjamin, zoti Josef Koken,zoti Matoha Kofina, zoti Menahem Jakov…”
Nje mesazh i tille urimi, botuar ne gazeten Laberia eshte shprehje e lidhjes dhe respektit te kryetarit te Bashkise Bajo Topullit per komunitetin hebre ne Gjirokaster qe ne vazhdimesi ka gezuar dashurine e gjirokastriteve dhe se bashku kane punuar per te miren e familjeve dhe qytetit te tyre.